Programi elektoral i PD-së/ Alibeaj: Deputetëve do t’u hiqet imuniteti para SPAK-ut! Verifikim i kontratave koncesionare

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkeljt Alibeaj, gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së ka deklaruar se kjo parti edhe pas ardhjes në pushtet do të mbështesë fuqimisht SPAK-un. Ai shtoi se PD planifikon heqjen e imunitetit të deputetit në rast përballje me SPAK-un.

“Ne do bëjmë një luftë horizontale të korrupsionit dhe të korruptuarve në çdo degë të pushtetit publik, duke vendosur burime njerëzore dhe mjetet e duhura në dispozicion. SPAK nuk do të lihet vetëm dhe as do të jetë i vetmi. Gjyqtarët dhe gjyqësori do të mbrohen me çdo kusht nga sulmet.

Nëpërmjet ligjit penal dhe anti mafia do të pastrojmë sektorin publik, do të çojë përpara përgjegjësisë çdo zyrtar dhe ish-zyrtar të korruptuar dhe do të kërkojë konfiskimin e aseteve të tyre.

PD ofron mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore, heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK”,-tha ai.

Alibeaj u zotua se me ardhjen në pushtet, PD do të nisë verifikim e ligjshmërisë për çdo prokurim publik, PPP apo koncesion. Ai shtoi se kompania që kapet në shkelje, do të përjashtohet 20 vite nga shërbimi publik.

"Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik. 

Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:
1.    Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike. 
-    Çdo kontratë korruptive do të anulohet. 
-    Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet. 
-    Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
-    Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP. 

2.    Çdo gjetje abuzive do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia. 
-    Pasuritë e personave të përfshirë në këto kontrata abuzive do të verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, pavarësisht nëse dënohen penalisht. 
-    Barrën e provës e ka kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.
 
3.    Miliarda euro dhe pasuri të tjera të zhvatura qytetareve dhe shtetit shqiptar do të gjurmohen, lokalizohen dhe do t’iu kthehen qytetareve dhe shtetit përmes Njesise se Zbulimit dhe Rikuperimit të pasurive të vjedhura e cilda do te veproje në cdo cep të territorit si dhe jashte vendit",-shtoi Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja