Kuvendi Programor i PD-së/ Eralda Bano: Mbështetja e kulturës dhe trashëgimisë është prioritet i PD

Kuvendi Programor i PD-së/ Eralda Bano: Mbështetja e kulturës dhe trashëgimisë është prioritet i PD

 

1717251548_eraldobano.jpg

Mbështetja e kulturës dhe trashgimisë është prioritet i Partisë Demokratike.

Këtë e bëri të ditur deputetja e PD Eralda Bano, nga Kuvendi Programor i PD për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Bano u shpreh se, PD do të mundësojë krijimin e ligjit të ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë.

“Kultura është pasqyra shpirtërore dhe evolutive e çdo shoqërie. Investimi për sigurimin e vazhdimësisë dhe rijetësimin e gjithë sferës së kulturës, artit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe është mbi të gjitha një nevojë jetike dhe një detyrë qytetare e cila është reflektuar si një nga angazhimet kryesore që Partia Demokratike do të çojë përpara.

Ne do të kërkojmë me ngulm që të sigurojmë hartimin e një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional dhe logjik të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikimin dhe hartimin e tyre në përputhje me standardet evropiane të të gjithë spektrit të paketave ligjore.

Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin e ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” i cili reflekton një kuadër të plotë ligjor, duke nisur me rikonceptimin, rithemelimin apo shndërrimin e statuseve të institucioneve të artit dhe kulturës në nivel qendror e lokal, e që gjithashtu rregullon marrëdhëniet e infrastrukturës dhe faktorëve të tjerë të industrisë kreative publike apo private.

Të gjitha këto reforma kanë vetëm një qellim: Forcimin e artit dhe kulturës shqiptare në çdo dimension të tyre, qoftë ai viziv, ai i shkruar, apo i kaluar brez pas brezi”, tha ajo.

 

 


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja