Kuvendi, Rama: Vettingu, kyç për
ekonominë,PD frika nga mëkatet

Kuvendi, Rama: Vettingu, kyç për<br />ekonominë,PD frika nga mëkatet
TIRANE-Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare të radhës pa praninë e opozitës, e cila po bojkoton veprimtarinë parlamentare prej gati dy javësh.

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi ka deklaruar sërish se miratimi i Vettingut është kyç për rritjen ekonomike përmes investimeve të huaja që do të tërhiqen në Shqipëri.
 
Ai theksoi se të gjithë investitorët e huaj kërkojnë garanci juridike për të investuar dhe për këtë duhen miratuar sa më shpejt komisionet e Vettingut.
 
"Vettingu është kapitull i ri në ekonomi, të spastrojmë pallatin e drejtësisë. Rritja ekonomike që kemi siguruar përmes reformave është e pamjaftueshme.
 
Reforma dhe Vettingu janë kyç. Është e vërtetë që kemi filluar punën për të vënë në jetë një program 1 mld plus për ringërtim për rrugë dhe shkolla dhe nuk diskutohet që do të shkojmë mbi 5% rritje ekonomike.
 
Por na duhet të rrisim investimet private të huaja dhe të brendshme. Por siguria juridike është kryesore.
 
Nëse siguria juridike nuk është 100% nuk vjen askush që të investojë. Vetingu i jap rrugë këtyre investimeve
" deklaroi Rama.
 
Por, PD ka bojkotuar ngritjen e komisioneve sipas kryeministrit me arsyen se është në mëkat.
 
"Ana e djathtë është bosh në këtë sallë, pasi ata nuk e duan Vettingun, pasi lidhjet me gjyqësorin janë lidhje në mëkat dhe humbja e tyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve të tyre" tha ai.
 
Kryeministri foli edhe për banorët e Zharrëzës kur deklaroi se ishte qeveria ajo që zgjidhi problemin e tyre dhe ajo ata që i gënjyen dhe shërbyen si tutorë.
 
"Qeveria zgjidhi problemin e banorëve të Zharrëzës, sapo u shfaq problemi ndaloi injektimin e ujit teknologjik.
 
Kjo qeveri ndërmori procesin e vlerësimit të dëmeve, por disa tutorë politikë dhe aktivistë vijnë nga korrupsioni dhe zhullumet në industrinë e naftës morën 'peng' 7 vetë.
 
Nuk kishte asnjë diferenca cfarë kërkonin ata dhe cfarë kishte përgatitur qeveria, por as për të komunikuar nuk ishte e mundur, pasi duhet të kaloje përmes një të ashtëquajturi avokat që i mbante atje
" tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe akuzave të Blushit 'Ne po bëjmë shtet dhe nuk na lëviz as gozhda dhe as vrima".

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini