Dita e Europës, PS projektrezolutë në Kuvend për negociatat: Qeveria të përshpejtojë reformat 

Dita e Europës, PS projektrezolutë në Kuvend për negociatat: Qeveria të përshpejtojë reformat 

Kuvendi i Shqipërisë gjatë një seance

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës ka depozituar  projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla shpreson që edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik të rrugës europeiste, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë.

“Sot në Ditën e Europës, në emër të Grupit Parlamentar Socialist kemi depozituar projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Duke shpresuar se edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik të rrugës sonë europeiste, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë, ftesa jonë është që kjo Rezolutë të miratohet sa më parë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit”, deklaroi Balla.

12 pikat e projektrezolutës së Kuvendit: 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
1.    Mirëpret Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018 për progresin dhe shkallën e përgatitjes për anëtarësim të arritur nga Shqipëria; 
2.    Vlerëson rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si njohje të qartë të arritjeve të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës, e specifikisht në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën në administratën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
3.    I bën thirrje njëzëri vendeve anëtare të BE-së që të marrin vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, si fillimi i një rruge për shndërrimin e mëtejshëm europianizues të vendit, me vetëdije se kjo do të jetë një rrugë e vështirë dhe e gjatë, por se hapja e negociatave do t’i japë shpresë dhe orientim këtij rrugëtimi.

4.    Shpreh vullnet të plotë për të ecur në rrugën e reformave në frymën e mirëkuptimit ndërpartiak dhe në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile; 
5.    Thekson se angazhimi i qëndrueshëm për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare përbën përparësinë kryesore të punës së Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe të institucioneve të tjera;
6.    Angazhohet të shqyrtojë me prioritet projektligjet që synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian apo kanë rëndësi për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian;
7.    I kërkon Qeverisë të thellojë dhe përshpejtojë ritmin e reformave të ndërmarra, veçanërisht të reformave që lidhen me sundimin e ligjit;
8.    I bën thirrje Qeverisë që rekomandimet e Paketës së Zgjerimit 2018 të shërbejnë si udhëzues në përpjekjet për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;
9.    Angazhohet që të përdorë çdo instrument të diplomacisë parlamentare në funksion të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian;
10.    Angazhohet që të zhvillojë dhe forcojë më tej aktivitetin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, për rritjen e transparencës në procesin e integrimit europian nëpërmjet gjithpërfshirjes së aktorëve pjesëmarrës;
11.    I kërkon Qeverisë shqiptare që të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në nismat rajonale;
12.    I kërkon Qeverisë që të zgjerojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit duke përmirësuar hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndërlidhshmërisë;





/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë