Kuvendi riformulon kriteret e
ndihmës për aftësinë e kufizua

Kuvendi riformulon kriteret e<br />ndihmës për aftësinë e kufizua
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi dje projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ndihmën dhe shërbimet shoqërore. Sipas zv.ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Genta Sula, drafti synon të përcaktojë qartësisht elementët ku duhet të konsistojë ndihma dhe shërbimet shoqërore për grupet në nevojë.

Ajo sqaroi se është riformuluar mënyra e përfitimit të ndihmës ekonomike për individët, viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare,etj. Nga këto ndryshime do të dalin nga skema e ndihmës ekonomike 200 persona dhe efekti në buxhet do të jetë 47 milionë lekë. Sipas projektligjit, personat që janë në mbrojtje sociale dhe ndodhen në institucionet e përkujdesjes nuk do të përfitojnë ndihmë ekonomike deri në momentin që do të dalin nga këto institucione. Synimi është që kjo kategori personash të mos përfitojë dy herë nga i njëjti burim i programit të mbrojtjes sociale.

Po ashtu, ndryshimet ligjore i japin zgjidhje edhe një problematike, të vërejtur nga ligji i mëparshëm, që parashikonte humbjen e menjëhershme të së drejtës për ndihmë ekonomike për personat me aftësi të kufizuara që fillonin një punë. Personat me aftësi të kufizuara që arrijnë të gjejnë një vend pune, do të vijojnë të përfitojnë pagesës e aftësisë së kufizuar edhe për 24 muaj të tjerë, pra për dy vite, duke marrë njëkohësisht edhe pagën për punën që kryejnë.
Sipas opozitës, këto ndryshime nuk përcaktojnë qartë se kush do ta japë ndihmën dhe kriteret si do të përfitohet ajo. Sipas ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, ndryshimet në këtë ligj sjellin mbivendosje të kompetencave dhe mungesë transparence.

Në mbledhjen e Komisionit u miratua në tërësi edhe projektligji i faljes së gjobave tatimore, vënë më 1 mars-31 gusht 2013.

Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç