Kuvendi rrëzon Metën, bregdeti do mbetet gjithmonë në pronësi të shtetit, askush nuk mund ta privatizojë

Komisioni i Ligjeve i ka i hapur sot rrugë hyrjes në fuqi të ligjit për pronat e shtetit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthimin e kësaj nisme ligjore. Ligji parashikon një mbrojtje të posaçme nga abuzimet të bregdetit shqiptar si një pasuri kombëtare që nuk mund të privatizohet nga askush. Me anë të këtij ligji synohet që hapësira e gjithë e bregut të detit që është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, nuk mund të tjetërsohet dhe kalon në pronësi të shtetit. Pas futjes në fuqi të ligjit, në bregun e detit nuk do të ketë më pronarë përveç shtetit, i cili mund të japë me qira prona, por nuk mund t’i privatizojë askush, pasi janë hapësira të patjetërsueshme. Kufiri i bregut do përcaktohet nga qeveria.

Por, përfaqësuesit e Presidentit thanë në Komisionin e Ligjeve se ligji është një rrezik i shtuar për cenimin e pronës publike dhe se i hap rrugë ndërhyrjeve arbitrare të shtetit për të shpronësuar pronarët për interes publik. Sipas Presidentit, pronarët që kanë marrë në mënyrë të ligjshme titujt e pronësinë, me këtë ligj humbasin pronat në bregdet, pasi ato marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme. Përfaqësuesit e Presidentit thanë se ligji bën një trajtim preferencial të individëve që gëzojnë tituj pronësie në raport me investitorët në këto zona. Sipas Presidencës ligji thellon konfliktin social, problematikën e pronave si dhe do shtojë çështjet gjyqësore.

Ndërkaq, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, pasi dëgjuan argumentet pro ligji të përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe të përfaqësuesve nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, rrëzuan dekretin e Metës si dhe i propozuan Parlamentit kalimin e ligjit pa asnjë ndryshim. Përfaqësuesit e ministrisë dhe Kadastrës theksuan se ligji është propozuar në kuadër të zhvillimit të turizmit dhe qartësimit të çështjes së pronësisë në bregdet, theksuan se sipas ligjeve të mëparshme është Këshilli i Ministrave që përcakton kufirin e bregut të detit. Sipas tyre, nisma vetëm garanton zbatimin e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e bregut të detit.

Pretendimet e Metës për ligjin për pronat shtetërore

Ligji për pronat publike 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kok: 22/09/2020 17:54

    Nuk e di a te bie ndonjehere nder mend sikur edhe ne enderr qe te mendosh per kete popull per kete shtet, o njeri I ndyre dhe I felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë