Kuvendi sensibilizohet me personat me aftësi ndryshe

Kuvendi sensibilizohet me personat me aftësi ndryshe

Fotografitë e fëmijëve me aftësi ndryshe para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë

Pak ditë më parë ishtë dita ndërkombëtare e personave me aftësi ndryshe.
“21 Marsi Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down”
Edhe Kuvendi është sensibilizuar duke përkrahur me personat e prekur nga “Sindroma Down”. Në hyrjen e Kuvendit janë vendosur foto të fëmijëve me aftësi ndrysh, për ti përkrahur dhe për ti integruar sa më shumë në shoqëri. 
Synimi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe të promovojë të drejtat e trashëguara të personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës që japin vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.


(Fotografitë e fëmijëve me aftësi ndryshe para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë)

Sindroma Down në botë rezulton të ndodhë në 1 në 691 lindje të gjalla. Është sindromi kromozomik më i hasur. Ai nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin socioekonomik. Ai nuk shkaktohet nga ndonjë veprim i bërë nga femra gjatë shtatzanisë. Ende sot nuk dihen shkaqet që shkaktojnë këtë sindromë dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij. Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth individëve me Sindromën Down është se ata janë më shumë të ngjashëm me ne, se të ndryshëm prej nesh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë