Kuvendi shkel Rezolutën, Qeveria
Ligjin për financat publike

Kuvendi shkel Rezolutën, Qeveria <br />Ligjin për financat publike
Kuvendi i Kosovës është duke e lejuar kryeministrin Hashim Thaçi që të informojë për rrjedhat e bisedimeve me palën serbe në Bruksel, por nuk është duke e autorizuar atë që t’i sjellë për ratifikim marrëveshjet e arritura gjer tani. Opozita pretendon se kështu po shkelet Rezoluta e miratuar më 18 tetor të vitit të kaluar. Të njëjtët akuzojnë Qeverinë për shkelje të Ligjit për menaxhim të financave publike, pasi ka pranuar ta themelojë Fondin zhvillimor për veriun. Kuvendi i Kosovës është duke e shkelur Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke mos e detyruar Qeverinë që t’i sjellë për ratifikim marrëveshjet e arritura në Bruksel mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut serb, Ivica Daçiç.

Marrëveshjet e fundit që pretendohet të jenë arritur mes palëve janë ajo për Dogana dhe Marrëveshja për krijimin e Fondit zhvillimor për veriun.

E krahas shkeljes së Rezolutës nga Kuvendi, deputetët opozitarë, përfshirë deputetin e pavarur, Muhamet Mustafa, kanë tërhequr vërejtjen se Qeveria e ka shkelur edhe Ligjin për menaxhimin e financave publike pikërisht me Fondin për zhvillimin e veriut. Ky ligj, sipas tyre, lejon që në Kosovë të ketë vetëm një fond dhe ai të jetë buxheti i konsoliduar i shtetit. Krijimi i një fondi që i dedikohet një pjese të caktuar të territorit shtetëror, sipas tyre, e bën ndarjen e sistemit unik financiar dhe çon drejt autonomisë substanciale të veriut.

Jo vetëm opozitarët, por edhe deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni, kanë paralajmëruar se Fondi në fjalë do të shërbejë si precedent i keq në rregullimin e brendshëm shtetëror.

*Marrë nga Koha Ditore

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve