Kuvendi thërret Cakajn për çështjen e kufirit detar, ministri në detyrë u shmang, Kodheli tjetër kërkesë për t’u paraqitur 

Kuvendi thërret Cakajn për çështjen e kufirit detar, ministri në detyrë u shmang, Kodheli tjetër kërkesë për t’u paraqitur 

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj

Çështja e kufirit detar me Greqinë kanë vënë në lëvizje edhe Kuvendin e Shqipërisë. Pas Presidentit Ilir Meta, i cili i kërkuar informacion zyrtar mbi veprimet e qeverisë në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, edhe Kuvendi ka kërkuar që të raportojë për këtë çështje ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, të datës 7 shtator 2020, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Mimi Kodheli kërkoi që ministri në detyrë Cakaj të paraqitej në Komision, për të informuar për çështje të ndryshme, përfshirë edhe çështjen që ka të bëjë, sipas saj, me riformatimin e komisionit nga pala shqiptare, që do të marrë pjesë në bisedimet me Greqinë lidhur me kufirin detar.

Kodheli u shpreh se ka disa muaj që ka kërkuar prezencën e ministrit Cakaj në komision. “E mirëkuptoj agjendën e ngarkuar të ministrit në detyrë në kohën kur ai ka udhëtuar, por nuk ka asnjë justifikim mosprezenca e tij në kohë pandemie dhe karantinimi, kur lëvizjet janë pothuajse nul... Kështu që përfitoj nga rasti, meqenëse jemi në Konferencën e parë të Kryetarëve, ta ndaj me ju këtë shqetësim, me shpresën që në kërkesën e ardhshme, që tashmë e kam përgatitur, por nuk është dërguar ende, në pritje të fillimit të këtij sesioni, ministri në detyrë të mund të jetë prezent”, ka pohuar Kodheli.

Kërkesa e Kodhelit është mbështetur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Kërkesa e zonjës Kodheli, jo vetëm për ministrin në detyrë, Cakaj, për Komisionin e Jashtëm, por për të gjithë ministrat. Zonja Spiropali, gjatë këtij sesioni parlamentar, ka përcjellë këtë shqetësim të Konferencës së Kryetarëve dhe parlamentit në tërësi për prezencën e tyre në aktivitetin parlamentar”, ka pohuar Ruçi.

Pas anulimit të marrëveshjes në vitin 2010, dy ish-ministrat e jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, kanë zhvilluar tre takime në periudhën mars-prill 2018. Greqia shkroi drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në mes të vitit 2019 qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras humbi zgjedhjet dhe në pushtet erdhi ‘Demokracia e Re’ nën udhëheqjen e Mitsotakis. Tashmë ky i fundit duhet të caktojë një ekip të ri për të rinisur negociatat. Nga ana tjetër, në Shqipëri, për të shkuar drejt një marrëveshjes, duhen kaluar disa etapa, që nga ngritja e grupit negociator, autorizimin nga Presidentit, verifikimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese dhe në fund votimi në Kuvend. Pala shqiptare sot nuk ka as grup negociator.

Kërkesa e Kodhelit për raportimin e Cakajt në Komisionin e Jashtëm
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosova: 12/09/2020 10:34

    Ky eshte nje argat asgje ma teper nuk vye per asgje

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/09/2020 08:35

    Kukull dhe i pa ditur, doreza e Baton stanishiqit në dëm të Kosovës dhe Shqipëris...!!!

    Përgjigju
  • Jim: 11/09/2020 23:07

    Edo megjithe resoektin qe kam per ty ja fute kot me keto prurjet nga Kosova

    Përgjigju
  • Leo: 11/09/2020 20:40

    Debatiks Caka,,,, mos u tut o fazan, je I ri ala....tung

    Përgjigju
  • asl: 11/09/2020 20:37

    Keq me vjen po z.minister i jashtem eshte nje kukull ne detyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë