Do ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës? Kuvendi thërret seancë të posaçme të hënën

Do ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës? Kuvendi thërret seancë të posaçme të hënën

Mazhoranca hedh një hap tjetër drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Mësohet se Kuvendi do të thërrasë ditën e hënë një seancë të posaçme, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 dhe fokusi kryesor do të jetë pikërisht shkarkimi i kreut të shtetit. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Klesiana Omeri se në këtë seancë do të votohet ngritje ose jo e Komisionit Hetimor, i cili do të hetojë nëse është shkelur Kushtetuta me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Më 26 qershor, Komisioni i Ligjeve miratoi me 13 vota pro dhe 1 kundër (ajo e Adriatik Alimadhit), raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i hapur kështu rrugën e ngritjes së këtij Komisioni. 

Ky është hapi i tretë për shkarkimin e presidentit.

Çfarë pritet të ndodhë më 8 korrik dhe më tej?
Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditë nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje.

Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë