Kuvendi votoi Kodin e ri Zgjedhor/ PD: Rama si Lukashenko, refuzimi që të dëgjonte 'Venecian' e fut Shqipërinë në listën që ecën në drejtim të kundërt me BE

TIRANË- Për Partinë Demokratike, votimi i Kodit të Ri Zgjedhor sot në Kuvendm, e ka rreshtuar Shqipërinë në listën e vendeve që nuk ecin në të njëjtin drejtim me Bashkimin Europian.

Nga selia blu, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, me refuzimin që kryeministri Edi Rama bëri për të mos dëgjuar opinionin e Komisionit të Venecias, e rendit atë krah presidentit Bjellorus Llukashenko.

Të gjitha këto vendime të Ramës, për PD-në janë tregues se ai ka frikë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit
Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor,  Shqipëria është më pak demokratike dhe më pak europiane.

Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe në kryeqytetët kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve.

Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian, Edi Rama nuk ndryshon nga Llukashenko. Për pushtetin e tij personal, është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të izolojë shqiptarët dhe t’i ndëshkojë ata duke penguar me dashje hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Injorimi i thirrjes së Bashkimit Europian për të pritur Opinionin e Komisionit e izolon përfundimisht Shqipërinë dhe e fut në hartën e vendeve që janë në kurs përplasje me Europën. Kjo është përgjegjësia e vetëm një njeriu, që pushtetin e tij personal e vendos mbi interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Tentativa e Edi Ramës për ta vënë Komisionin e Venecias përpara faktit të kryer, me teorinë që me Opinionin do të shohim se çfarë mund të bëjmë pas zgjedhjeve, është qasja më antidemokratike që mund të mbajë Kryeministëri i një vendi që pretendon të nisë negociatat me BE.

Rregullat e zgjedhjeve nuk janë referendum në PS për të emëruar Edi Ramën Kryetar të Rilindjes! Ligji zgjedhor është garancia e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje demokratike dhe të ndershme. Ai duhet domosdoshmërisht të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet europiane, që të jetë i pranueshëm nga qytetarët dhe partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Kurrë në këto 30 vite Shqipëria nuk ka shmangur ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe ODIHR përpara miratimit dhe implementimit të ligjit zgjedhor, as kur ai ka qenë konsensual.

Asnjë palë nuk mund të imponojë rregulla të njëanshme palëve të tjera pjesëmarrëse ne zgjedhje! Kjo nuk është demokratike.

Njëanshmëria e Edi Ramës, frika e tij nga zgjedhje e vërteta, shkelja e Marrëveshjes së 14 Janarit dhe 5 Qershorit, që shtruan rrugën për një klimë politike normale parazgjedhore, si dhe arroganca për të injoruar nevojën për ekspertizë ndërkombëtare nga Komisioni i Venecias, po fut seriozisht vendin drejt një aventure të rrezikshme dhe të panjohur, në përplasje me Bashkimin Europian. Çdo akt i Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit tregon se ai ka frikë nga zgjedhjet!

Edi Rama ka frikë nga vota e qytetarëve, prandaj refuzoi hapjen e  vërtetë të listave dhe votimin e deputetëve direkt nga qytetaret.

Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet, sepse ai nuk e do Europën. Ai do vetëm të vjedhë, të zaptojë, të pasurohet në kurriz të shqiptarëve. Kjo është arsyeja përse Shqipërisë i shtohen kushtet nga viti në vit. Edi Rama bën mirë që ka frikë nga zgjedhjet! Pas 25 Prillit ai do të mbajë përgjegjësi ligjore për çdo të keqe që i ka bërë vendit dhe shqiptarëve në këto 8 vjet! Nuk ka as Kod Zgjedhor, as Kushtetutë, asnjë formulë magjike që ta shpëtojë nga vota e shqiptarëve!

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TORE B.: 29/10/2020 19:26

    Gazi eshte vellai im. Ne na rrofte by*a se per pilitike...

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 29/10/2020 18:54

    Nuk mungon asnje her ky i biri i millosheviqit, jashteqitja e bashes pjella nga mbarsimi i berishes me fazlliq serbin, nje fundrrine e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës