Kuvendi voton ligjet për përmbylljen e pavarësise

Kuvendi voton ligjet për përmbylljen e pavarësise
Kuvendi i Kosovës ka miratuar pakon prej 21 ligjesh që kanë të bëjnë me përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, sipas komisionit ad-hoc për amendamentimin e Kushtetutës.

Edhe pse tri amendamente që kanë të bëjnë me liritë fetare të propozuara nga deputeti i PDK-së, Hydajet Hyseni kaluan me shumicë votash, pas konsultimeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nuk kanë kaluar, pasi që është vërtetuar se komunitetet kanë votuar kundër këtyre amendamenteve dhe mbesin amendamentet ato të propozuara nga komisioni. 

Më pas, me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u votua pakoja për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, e cila përfshin 21 ligje. Në fillim të seancës, LDK dhe PDK kanë shkëmbyer akuza ndaj njëra-tjetrës rreth bllokimit të reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese.

Pati kundërshti mes Vetëvendosjes dhe PDK pasi qe Arsim Bajrami nga PDK deklaroi se kjo është përmbyllja e mbikëqyrjes.

 “Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ky është një moment historik, sepse Kosova po shënon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe po fiton të drejtën të qeveris veten”, tha Bajrami.

E Visar Ymeri nga Vetëvendosja tha se “Është e njëjta fjali që është thënë me 17 shkurt 2008. Po thuhet prapë në shtator të vitit 2012, e do doja ta pyesja Qeverinë ndoshta e di, kur do të jetë momenti i ardhshëm për ta qeverisur veten”

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se LDK-ja nuk është ajo që po e bllokon reformën zgjedhore dhe kushtetuese, por siç tha ajo presidentja Jahjaga është ajo që po e bllokon këtë reformë dhe kryeministri Thaçi është ai që nuk po e respekton marrëveshjen.

Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është PDK-ja ajo që po e bllokon procesin. 

Sipas tij, PDK-ja nuk ka kërkuar interpretim për mandatin e presidentes por vetë LDK-ja e ka kërkuar këtë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, dhe si i tillë vendimi duhet respektuar. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi