Ligjvënësit e Kosovës i dhanë fund mbikëqyrjes së pavarësisë, duke miratuar ndryshimet kushtetuese me 98 vota pro, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve.
Miratimi i 22 amendamenteve në Kushtetutën aktuale të Kosovës, i jep fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Paraprakisht në seancën e sotme përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan rreth këtyre ndryshimeve.
Vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
"Argumentet kryesore të VETËVENDOSJE!s kundër amandamenteve kushtetuese që u votuan sot në Kuvendin e Kosovës janë dy, 1 sepse nuk u hoq neni 1.3 i Kushtetutës së Kosovës që ndalon Bashkimin me Shqipërinë dhe 2. sepse po forcohet karakteri multietnik kur Kosova dihet botërisht që ka shumicë dërrmuese shqiptare" tha Visar Ymeri.
Ndërkohë, kërkesa e presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014 u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u miratua në formë të traktatit ndërkombëtar. Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
/Shqiptarja.com