Kuvendi voton raportin
Konomi deputeti i ri i PS

Kuvendi voton raportin<br />Konomi deputeti i ri i PS
TIRANË – Kuvendi autorizon Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste të vijojë me emrin e rradhës në listën e kandidatëve të PS në zgjedhjet e vitit 2009.
Me 138 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët kanë miratuar raportin e Këshillit të Rregullores, për të cilin u ra dakord një ditë më parë.

Sipas listës së dorëzuar nga PS në zgjedhjen e dy vjetëve më parë dhe pas dorëheqjës së Rudina Seserit dhe refuzimit të Gjon Bardhit (kryebashkiak i Fushë Krujës), emri që pritet t’i shtohet grupit kuvendor socialist është Edison Konomi.

MBLEDHJA
Dje në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve u theksua se raporti do të përgatitet nga demokrati Viktor Gumi dhe socialisti Damian Gjiknuri. Raporti përfshin që Kuvendi të njohë vendimin e kreut të bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, i cili ka refuzuar mandatin e deputetit.

Pas votimit sot në Kuvend, ky vendim do t’i paraqitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të mandatojë emrin pasues në listën e PS, Edison Konomi.
Ndërkaq në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, u ra dakord që ky precedent, të gjejë zgjidhjen e duhur në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të mos përsëriten më situate të tilla.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë