Sot Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave do të zhvillojë një seancë dëgjimore me dy kandidaturat alternative, të propozuara nga presidenti i Republikës, për një vend vakant të Komisionit të Konkurrencës: Eduart Ypi dhe Armand Afezolli. Në këtë pozicion është e zgjedhur Rezana Konomi, e cila vijon ushtrimin e detyrës pavarësisht mbarimit të mandatit. Ypi është drejtor në Ministrinë e Financave, ndërkohë që Afezolli  aktualisht është drejtor në Autoritetin e Konkurrencës.