KVV: Domosdoshmëri për kontroll
efektiv të shpenzimeve të fushatës

KVV: Domosdoshmëri për kontroll<br />efektiv të shpenzimeve të fushatës
“Veprimtaria financiare e partive politike, është prej kohësh një shqetësim i rendit të ditës për demokracitë si në zhvillim ashtu dhe të konsoliduara. Lidhur me këtë shqetësim, ndonëse nuk ka një debat të vijueshëm dhe përmbajtësor, vetë aktorët dhe protagonistët politikë kanë vënë vazhdimisht theksin", është kjo një nga gjetjet që raporti i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë ka nxjerrë në pah.
 
Nga 18 subjekte zgjedhore dhe 3738 kandidatë garues, nuk u bë me dije asnjë rast i publikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga subjektet zgjedhore apo i deklarimit të gjendjes financiare nga kandidatët para ditës së zgjedhjeve.
 
Gjendja e transparencës dhe e kontrollit të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore është jo vetëm një shqetësim në rritje në zhvillimet e brendshme në vend, por është njëkohësisht një obligim në raport edhe me agjendën europiane të Shqipërisë.
 
Raporti nga ana tejtër vlerëron transparenëcn e policisë
 
Përsa i përket veprimtarive elektorale për këtë fushatë zgjedhore, vlen të përshëndetet transparenca e kryer nga Policia e Shtetit mbi veprimtaritë elektorale të organizuara nga subjektet zgjedhore.
 
Përgjatë tërë fushatës zgjedhore, në faqen zyrtare në internet të Policisë së Shtetit është publikuar për çdo 24 orë evidentimi i veprimtarive elektorale të kryera nga subjektet zgjedhore. Në këtë evidentim përcaktohej subjekti zgjedhor organizator, vendndodhja, kohëzgjatja si dhe pasja ose jo e incidenteve përgjatë zhvillimit të veprimtarisë.
 
Në raport me promocionin mediatik, me amendimet ligjore në Ligjin “Për partitë politike” u ndalua reklama politike me pagesë në operatorët e shërbimit mediatik audio- vizualë.
 
Megjithatë, rregullimi ligjor nuk bëri përcaktime në lidhje me transmetimet në kohë reale të veprimtarive elektorale apo lidhur me kronika speciale mbi subjektet zgjedhore të bëra nga operatorët e shërbimit mediatik audio-vizual.
 
Për më tepër, e pa rregulluar nga kuadri ligjor ishte reklama politike me pagesë në operatorët e shërbimit mediatik të shkruar dhe elektronik, kryesisht si gazeta të shkruara ose on-line.
 
Në të dyja rastet, u vërejt një aktivitet i lartë promocional i subjekteve zgjedhore si pjesë e fushatës zgjedhore.
 
QËNDRIMI
Ndërveprimi institucional
Domosdoshmëri për kontrollin efektiv të shpenzimeve të fushatës zgjedhore
I.Hyrje
Organizatat e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV) dhe vetë Koalicioni si pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tyre kanë ndërmarrë disa publikime dhe aktivitete në drejtim  të çështjeve të veprimtarisë financiare të partive politike.
Ndër aktivitetet më të fundit të kryera përmenden: - publikimet si: “Qendrim Publik mbi transparencën e financimit të partive politike”1; “OPINION - Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike”2; - Tryeza e Rrumbullakët me temë “Kostot e Demokracisë; Financat e partive politike si perspektivë në diskutimin publik dhe pjesë e Reformës Zgjedhore”3 si dhe - Konferenca Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”4.
 
Në vazhdimësi të pasjes në vëmendje të kësaj problematike tepër të rëndësishme, me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përgjatë periudhës zgjedhore për Zgjedhjet e 25 Qershorit u ndërmor evidentimi i zyrave zgjedhore të partive politike brenda kufijve administrativë të gjashtë njësive vendore më të mëdha në vend Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Korçë.
Ky evidentim përfshiu kryesisht fotografimin dhe përcaktimin e pozicionit gjeografik të zyrave zgjedhore, të gjykuara si të tilla, duke përdorur një sistem për mbledhjen e të dhënave nëpërmjet telefonave celularë smartfonë5, nga vëzhgues të lëvizshëm, në  hapësirën gjeografike të bashkive të sipërpërmendura. Të dhëna këto të vendosura sipas pozicionit gjeografik dhe lehtësisht dhe lirisht të aksesueshme për publikun6.
 
Me përfundimin e procesit zgjedhor të 25 Qershorit 2015, në vazhdën e ecurisë normale procedurale fillon të zbatohet mekanizmi i kontrollit të veprimtarisë financiare të partive politike.
  
1 Dokument - “Qendrim publik; Mbi transparencën e financimit të partive politike”, publikuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) me datë 01/07/2015.
2 Dokument - “Opinion; Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive  politike” publikuar nga KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), datë 29/09/2016.
3 Tryezë e Rrumbullakët - “Kostot e Demokracisë; Financat e partive politike si perspektivë në diskutimin publik dhe pjesë e Reformës Zgjedhore”, organizuar nga KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), mbajtur me datë 12/10/2016.
4 Konferencë Kombëtare - “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), mbajtur me datë 26/01/2016.
5 Për mbledhjen e të dhënave u përdor një formular online, i ndërtuar në ONA Systems (ona.io) si dhe aplikacioni ODK Collect, ndërtuar nga Open Data Kit (opendatakit.org).
6 Mund të shihni hartën e vendndodhjeve të zyrave zgjedhore tek: https://ona.io/kriikalbania/41168/226926#/map .
 
Ky mekanizëm bazohet në punën e ekspertëve kontabël të përzgjedhur me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët brenda një afati të përcaktuar duhet të raportojnë për vërtetësinë, rregullsinë dhe plotësinë e dokumentacionit financiar të subjekteve zgjedhore për fushatat zgjedhore respektive të ndërmarra7.
Në funksion të kontrollit të veprimtarisë financiare për zhvillimin e fushatës zgjedhore të sapo përfunduar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në seancën e datës 31/07/2017, përzgjodhi me short 15 ekspertë kontabël.
 
Në ndryshim nga proceset e mëparshme këta ekspertë do të duhet që të bashkërendisin punën e tyre edhe me raportimet e 24 ekspertëve të tjerë financiarë, një trupë kjo e përzgjedhur me short në fillim të fushatës elektorale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky mekanizëm shtesë, që vjen për herë të parë, parashikon kryerjen e kostimit të veprimtarisë së subjekteve zgjedhore apo të vlerësimit të përafërt të shpenzimeve të kryera përgjatë fushatës.
 
Për shkak të një kuadri ligjor me mangësi në rregullimet që bën në këtë çështje, por edhe për shkak të punës së dobët të kryer nga ekspertët kontabël si dhe të qendrimit pasiv të trupës dhe administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani ky mekanizëm ka patur natyrë krejtësisht formale. Natyrë formale që jo  vetëm nuk ka qenë efektive, por në raport  me vijueshmërinë nuk ka mundësuar vlerësimin apo “kolaudimin” e zbatueshmërisë ose jo të këtij kuadri ligjor.
 
Vëzhgimi i kryer i Zyrave Zgjedhore të ngritura përgjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e 25 Qershorit, mbart disa objektiva.
Më së pari, përdorimi i teknologjisë “open source” për të kryer evidentimin e zyrave, një risi në perspektivën e përdorimit të teknologjisë “open source” me qëllim civik.
Gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, vendosja e këtyre të dhënave në dispozicion të publikut  në format të hapur (lehtësisht dhe lirisht të shkarkueshme dhe të lexueshme nga pajisjet elektronike).
 
Së dyti, të dhënat e siguruara nga vëzhgimi shërbejnë si një element nxitës për funksionimin ndër-institucional dhe në ndihmë të mekanizmit të kontrollit të veprimtarisë financiare të partive politike.
Gjetjet e vëzhgimit të zyrave zgjedhore synojnë të shërbejnë për ekspertët kontabël si një mundësi krahasimi me gjetjet e ekspertëve financiarë të përzgjedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo me të dhënat që rezultojnë nga deklarimet që vetë subjektet zgjedhore kanë regjistruar pranë Bashkive.
Është me rëndësi të theksohet se kjo qasje krahasimore nuk ofrohet si një qëllim në vetvete, por si një perspektivë për nxitjen dhe konsolidimin e funksionimit ndër-institucional.
 
7 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Neni 9, “Auditimi i fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore”, (...) “1. Jo më vonë se 5  ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për çdo parti politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, apo  kandidatët e propozuar nga zgjedhësit, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, të përzgjedhur sipas nenit 92 të këtij Kodi, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Raporti i auditimit paraqitet në KQZ brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit. Raporti nuk mund të përfshijë të dhëna personale të dhuruesve nën vlerën e parashikuar në pikën 2 të nenit 90 të këtij Kodi.”
 
Ky Dokument përbën një publikim paraprak të gjetjeve duke u përpjekur të sjellë në vëmendjen e aktorëve institucionalë mangësitë e vërejtura, mundësitë për shfrytëzimin e mekanizmave ekzistues si dhe të qasjeve krahasimore ndër-institucionale.
Publikimi do të ndiqet në vazhdim nga një dokument më i plotë, i cili do të përpiqet të ofrojë transparencë dhe informacion të sistematizuar për publikun mbi veprimtarinë financiare të subjekteve zgjedhore dhe të punës së kryer nga mekanizmi i kontrollit ligjor.
 
II.            Përmbledhje e Gjetjeve
Veprimtaria financiare e partive politike, është prej kohësh një shqetësim i rendit të ditës për demokracitë si në zhvillim ashtu dhe të konsoliduara. Lidhur me këtë shqetësim, ndonëse nuk ka një debat të vijueshëm dhe përmbajtësor, vetë aktorët dhe protagonistët politikë kanë vënë vazhdimisht theksin.
Megjithëse ndërmarrja e veprimeve konkrete në adresim të kësaj çështje ka munguar, diskutimi politik është shfaqur i ngarkuar me zotime dhe vullnet për transparencë dhe për ndërtim mekanizmash ligjorë efektivë.
 
Në respektim të këtyre vullneteve dhe si një mundësi për nxitjen e një angazhimi konkret ishte edhe thirrja e kryer nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë disa ditë para datës së zgjedhjeve. Thirrje ku i kërkohej subjekteve zgjedhore të bënin publike të ardhurat dhe shpenzimet për fushatën zgjedhore, njëkohësisht edhe kandidatëve garues të bënin publike gjendjen e tyre pasurore e financiare8.
 
Nga 18 subjekte zgjedhore dhe 3738 kandidatë garues, nuk u bë me dije asnjë rast i publikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga subjektet zgjedhore apo i deklarimit të gjendjes financiare nga kandidatët para ditës së zgjedhjeve.
 
Gjendja e transparencës dhe e kontrollit të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore është jo vetëm një shqetësim në rritje në zhvillimet e brendshme në vend, por është njëkohësisht një obligim në raport edhe me agjendën europiane të Shqipërisë.
Vitet e fundit Raportet e Progresit të Komisionit Europian kanë shprehur rezerva për këtë çështje dhe konkretisht për mungesën e kontrollit.
Raporti më i fundit i vitit 2016 i Komisionit Europian në lidhje me çështjen në fjalë shprehej se “mungon një sistem i pavarur dhe i besueshëm për auditimin e partive politike dhe financimin e fushatave zgjedhore”9.
 
8 Dokument “Qendrim Publik; Voto transparencën”, publikuar nga KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), me datë 21/06/2017. (Lexo - Këtu.)
9 (...) “Në lidhje me financimin e partive politike, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk është mjaftueshëm i pavarur dhe fuqiplotë për të kontrolluar financimin e partive. KQZ duhet të përcaktojë përgjegjësi të qarta brenda vetes për mbikëqyrjen e financimit të partive dhe  duhet të kryejë inspektime thelbësore që shkojnë përtej qasjes veçse formale të kontrollimit të deklarimeve të partive politike. Hapësirat në kuadrin ligjor dhe institucional duhet të adresohen urgjentisht, duke përfshirë mundësinë për të ushtruar normalisht funksionet e mbikëqyrjes dhe monitorimit të shpenzimeve gjatë fushatave elektorale dhe zbulimin e financave të fushatës parazgjedhore, para ditës së zgjedhjeve.”
 
Nga përvoja e deri tanishme, ndër zërat më të kushtueshëm në shpenzimet (e ligjshme) të subjekteve zgjedhore kanë qenë kryesisht:
1)            veprimtaritë elektorale (takime, mitingje);
2)            zyrat elektorale / zgjedhore;
3)            pagesat për komisionerët dhe vëzhguesit; si dhe
4)            promocioni mediatik (reklamat me pagesë).
Këto katër zëra duhet të jenë të rëndësisë parësore në punën që duhet të kryejnë ekspertët kontabël të përzgjedhur për këtë fushatë zgjedhore.
 
Megjithatë, përpos këtyre katër zërave të sipërpërmendur, veprimtaria financiare e subjekteve zgjedhore ka një shumësi të tjera zërash financiarë.
Këto zëra financiarë mbartin kosto financiare, por jo domosdoshmërisht mbartin një transaksion financiar të drejtpërdrejtë, si dhe kryhen për interes të fushatave zgjedhore të partive politike, por jo domosdoshmërisht kryhen nga partitë politike.
Dy raste këto që i referohen vullnetarizmit apo shërbimeve falas, si dhe fushatës zgjedhore nga të tretët apo fushata “hije”. Nëse mbi vullnetarizmin është miratuar Ligji “Për vullnetarizmin”, i cili është braktisur nga vënia në zbatim, në rastin e fushatës zgjedhore “hije”, adresimi ligjor mungon.
  
Përsa i përket veprimtarive elektorale për këtë fushatë zgjedhore, vlen të përshëndetet transparenca e kryer nga Policia e Shtetit mbi veprimtaritë elektorale të organizuara nga subjektet zgjedhore.
Përgjatë tërë fushatës zgjedhore, në faqen zyrtare në internet të Policisë së Shtetit është publikuar për çdo 24 orë evidentimi i veprimtarive elektorale të kryera nga subjektet zgjedhore. Në këtë evidentim përcaktohej subjekti zgjedhor organizator, vendndodhja, kohëzgjatja si dhe pasja ose jo e incidenteve përgjatë zhvillimit të veprimtarisë.
 
Ky raportim i kryer prej Policisë së Shtetit, ku evidentohen 1186 takime elektorale të kryera në rang vendi përgjatë datave 26/05/2017 deri me 23/06/2017, duhet të merret në konsideratë nga ekspertët auditues në vlerësimin e dokumentacionit të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore. Konsideratë kjo, që duhet të ngrejë pikëpyetje për shpenzimet dhe të ardhurat e të paktën këtyre veprimtarive të raportuara.
 
Në raport me promocionin mediatik, me amendimet ligjore në Ligjin “Për partitë  politike” u ndalua reklama politike me pagesë në operatorët e shërbimit mediatik audio- vizualë.
Megjithatë, rregullimi ligjor nuk bëri përcaktime në lidhje me transmetimet në kohë reale të veprimtarive elektorale apo lidhur me kronika speciale mbi subjektet zgjedhore të bëra nga operatorët e shërbimit mediatik audio-vizual.
Për më tepër, e pa rregulluar nga kuadri ligjor ishte reklama politike me pagesë në operatorët e shërbimit mediatik të shkruar dhe elektronik, kryesisht si gazeta të shkruara ose on-line.
 
Në të dyja rastet, u vërejt një aktivitet i lartë promocional i subjekteve zgjedhore si pjesë e fushatës zgjedhore.
 
Bazuar në raportimet e kryera nga Bordi i Monitorimit të Medias (BMM) rezulton se nga 12 operatorë të shërbimit mediatik audio-vizual, televizione këto me shtrirje kombëtare10, janë kryer qindra orë transmetime live të veprimtarive elektorale dhe dhjetëra orë transmetime të kronikave speciale për subjektet zgjedhore. Kohë televizive këto, që ndonëse qëndrojnë jashtë kufizimeve ligjore, përbëjnë shërbim promocional për subjektet zgjedhore dhe përmbajnë kosto financiare.
Këto kosto sërish duhet të jenë në objektivin e punës së ekspertëve kontabël.
 
Së fundi, në punën e ekspertëve kontabël sillet në vëmendje si element kryesor edhe kontrolli i ngritjes dhe i përdorimit të Zyrave Zgjedhore nga subjektet zgjedhore.
Zyrat Zgjedhore janë në vetvete ambiente private për të cilat ende nuk ka një përkufizim të qartë ligjor, se nga cilët mund të hapen, për cilën periudhë mund të qëndrojnë hapur, apo të tjera çështje.
Megjithatë me ndryshimet e fundit ligjore, u përcaktuan disa kritere tejet pozitivë përsa i përket mbarëvajtjes së zyrave zgjedhore.
Sipas këtyre dispozitave:
-              subjektet zgjedhore detyroheshin të regjistronin Zyrat Zgjedhore në Bashkitë përkatëse brenda datës 5 qershor 2017;
-              kufizohej ngritja e vetëm një zyre zgjedhore në një lagje për çdo subjekt zgjedhor;  si dhe
-              ngarkoheshin ekspertët financiarë të përzgjedhur me short nga KQZ-ja për të bërë kostimin e këtyre zyrave.
 
Në frymën e këtyre rregullimeve ligjore, u krye një vëzhgim i shpërhapjes së zyrave zgjedhore përgjatë periudhës një mujore të fushatës zgjedhore, brenda kufijve gjeografiko-administrativ të 6 Bashkive të vendit: Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Durrës.
Gjatë vëzhgimit u përdor një formular i ndërtuar në platformën online të ONA Systems për këtë qëllim dhe mbledhja e të dhënave u krye me anë të një aplikacioni të ndërtuar nga Open Data Kit.
Me anë të këtij aplikacioni u mundësua evidentimi gjeografik i saktë i këtyre zyrave me anë të vëzhguesve të lëvizshëm, si dhe aksesi publik ndaj këtyre të dhënave.
 
Përsa rezulton nga krahasimi i gjetjeve të vëzhguesve në raport me evidentimin e kryer nga ekspertët financiarë11 dhe numrin e zyrave zgjedhore të regjistruara në Bashki12 (bazuar në informacionin paraprak të deritanishëm) rezultojnë tre problematika.
 
10 Televizioni Shqiptar, Top Channel TV, TV Klan, Vizion Plus TV, Neës 24 TV, Ora Neës TV, Report TV, ABC Neës TV, Top Neës TV, UTV, Scan TV, Channel 1 TV.
11 Dokumenti iu referohet të dhënave të Ekspertëve Financiarë të pasqyruara në “Raportet e Ndërmjetme” të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në momentin e publikimit të këtij Dokumenti dhe që pasqyrojnë një shtrirje kohore deri me datë 23/06/2017.
  
1.            regjistrimi relativisht i vonët i zyrave zgjedhore nga subjektet zgjedhore;
2.            evidentimi i një numri tejet të vogël zyrash nga kontrolli i bërë dhe i raportuar prej ekspertëve financiarë. Madje, në rang vendi rezultojnë 13 Bashki, për cilat  raportet e ndërmjetme të ekspertëve financiarë nuk evidentojnë asnjë zyrë zgjedhore.
3.            Në gjashtë Bashkitë e vëzhguara, por edhe në rang vendi, vihet re që pjesa më e madhe e subjekteve zgjedhore nuk i kanë regjistruar aspak zyrat e tyre zgjedhore.
 
Megjithatë, në koordinim me ekspertët financiarë, mbetet sërish detyrë e ekspertëve kontabël kontrollimi i shpenzimeve të kryera nga subjektet zgjedhore për këto zyra.
Duke iu referuar së paku vetë deklarimeve të bëra nga subjektet zgjedhore në Bashkitë e vendit, të paktën këto zyra të deklaruara duhet të gjejnë reflektim në raportet financiare të subjekteve zgjedhore.
 
III.           Gjetje të vëzhgimit
a)            Përvoja e deritanishme me zyrat zgjedhore
Në raport me veprimtarinë financiare të subjekteve zgjedhore në fushata elektorale, një fenomen që po merr përhapje në vijueshmëri janë të ashtuquajturat “zyra zgjedhore” apo “zyra elektorale”.
Ligjërisht mbetet i papërcaktuar përkufizimi apo rregullimi i “zyrave zgjedhore”.  Për  këtë shkak, qëndrojnë disa pikëpyetje për këto ambiente, në lidhje me autorësinë e subjekteve që iu lejohet hapja e tyre (parti politike, individë, subjekte juridikë), periudhën e lejuar të funksionimit (brenda apo jashtë periudhës zgjedhore), kohëzgjatjen e funksionimit të tyre si  të tilla, detyrimet ligjore që mbarten nga hapja e funksionimi i tyre (taksa dhe tarifa) dhe kufizime apo ndalime të tjera ligjore.
Kjo situatë e paqartë ligjore, e shoqëruar me një ekonomi që vuan nga informaliteti, bën praktikisht të pamundur në sensin procedural që të mund të provohet se një ambient privat konsiderohet apo jo si një zyrë zgjedhore në funksion të një subjekti zgjedhor.
 
Ndonëse nuk ka një përkufizim ligjor se çfarë përbën një zyrë zgjedhore, nga përvoja e deritanishme rezulton se këto zyra janë ambiente private që ndërmerren si pjesë dhe për qëllim të koordinimit të brendshëm të partive politike përgjatë fushatës zgjedhore.
Të ngritura nga strukturat vendore të partive politike për një periudhë disa mujore, këto zyra shërbejnë si urë komunikuese ndërmjet përfaqësuesve politikë partiakë dhe elektoratit mbështetës, ose si njësi bazike të zhvillimit të fushatës zgjedhore në terren.
 
Hapja dhe mbajtja e këtyre mjediseve nënkupton një tërësi kostosh financiare, të cilat mund  të marrin formën e transanksionit me para në dorë apo në rrugë bankare, apo edhe në formën e dhurimit material ose shërbimit vullnetar. Këto kosto financiare, në zbatim të detyrimeve që
 
12 Ky informacion bazohet në komunikimin zyrtar shkresor të deritanishëm me 61 Bashkitë në vend për të patur kopje të shkresave të depozituara nga subjektet zgjedhore, në funksion të regjistrimit të zyrave zgjedhore. Deri në datën e publikimit të këtij Dokumenti, është marrë përgjigje nga 20 Bashki.
 
rrjedhin nga Kodi Zgjedhor i miratuar në vitin 2008, duhet të pasqyrohen në  dokumentacionin financiar që hartohet dhe deklarohet prej subjekteve zgjedhore.
 
Mbi bazën e këtij dokumentacioni, ekspertët kontabël të përzgjedhur me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, hartojnë Raportet Audituese të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore.
Këta ekspertë kontabël të kontraktuar, kryejnë kontrollin  dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet zgjedhore. Mbi bazën e parimeve të  auditimit,  legjislacionit tatimor dhe zgjedhor, në fund të punës së tyre këta ekspertë ngrenë dyshime aritmetiko- logjike mbi vërtetësinë dhe plotësinë e dokumentacionit të paraqitur. Këto dyshime i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili mund të kryejë verifikime të mëtejshme, ose mund  të marrë vendim për sanksionimin ose jo të subjekteve.

 
Përsa evidentohet nga përvoja e deritanishme, që prej “Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” së vitit 2008, kur u përcaktua rregullimi ligjor i auditimit të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore, kostot financiare që mbartin të ashtuquajturat “zyra zgjedhore / elektorale” nuk janë reflektuar gati tërësisht në raportet e subjekteve zgjedhore.
 
Bazuar në Raportet Audituese të fushatave zgjedhore të vitit 2009, 2011, 2013 dhe 2015, nga një total prej 245 raportesh për subjektet zgjedhore në këto katër fushata elektorale, vetëm në 8 raste gjendet i referuar nominalisht zëri i shpenzimeve për zyra zgjedhore / elektorale.
Ndërkohë vetëm në 37 raste të tjera në raportet audituese mund të dyshohet se shpenzimet për zyra zgjedhore / elektorale, mund të gjenden të përfshira në zëra të tjera si “qera zyra”, “shtabe zgjedhore”, “qera ambiente”, “shpenzime qera”, apo të tjera.
 
b)            Konstatime nga vëzhgimi i kryer
Vëzhgimi i kryer, u mbështet në operativitetin e vëzhguesve të lëvizshëm përgjatë periudhës zgjedhore një mujore, ndërmjet datave 1 Qershor deri me 30 Qershor 2017.
Lëvizja dhe kontrolli i vëzhguesve ishte në ambientet e vendosura në kufijtë e hartës së lëvizjes publike rrugore dhe për aq sa ka qenë e mundur u kontrollua në ambientet e godinave shumëkatëshe.
 
Përgjatë periudhës një mujore, nga vëzhguesit është kryer fillimisht evidentimi i ambienteve të dyshuara si zyra zgjedhore. Ndërsa në periudhën 23 Qershor deri me 30 Qershor 2017, nga vëzhguesit është kryer fotografimi nga jashtë i objektit fizik, përcaktimi gjeografik i zyrave zgjedhore të evidentuara dhe janë vlerësuar një tërësi elementësh formalë për këto ambiente private. Periudha një javore për fotografimin, u përzgjodh me qëllim për të evidentuar gjendjen e këtyre zyrave në momentin më kulmor të përhapjes së tyre13.
 
13 Kjo përzgjedhje u penalizua në praktikë për shkak të një sjellje anormale të disa subjekteve zgjedhore, të cilat i mbyllën zyrat zgjedhore përgjatë fushatës zgjedhore edhe si pasojë e Marrëveshjes Politike të 18 Majit 2017.
 
Mbledhja e të dhënave u krye nëpërmjet një formulari online, në platformën e ndërtuar nga ONA Systems, të dhënat u ngarkuan nëpërmjet aplikacionit ODK Collect, ndërtuar nga Open Data Kit. Pyetësori i përdorur nga vëzhguesit përmbante 11 pyetje, në  funksion  të  përdorimit në fjalë14.
Vlerësimi si ambiente private me funksion “zyra zgjedhore” nga vëzhguesit ka qenë subjektiv, por i mbështetur në të dhëna sekondare formale.
Vëzhguesit nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të “zyrave zgjedhore” apo konfirmim zyrtar nga subjekti zgjedhor për ambientet e evidentuara.
 
Kriteret ku janë mbështetur vëzhguesit në vlerësimin si zyrë zgjedhore ose jo, kanë qenë kryesisht si këto më poshtë, por jo në rend prioritar:
1 - vendosja e materialit vizual adeziv me simbole zgjedhore në fasadën e ambientit; 2 - hapja ose mbyllja e këtij ambienti para apo pas Ditës së Zgjedhjeve;
3 - mos zhvillimi i një biznesi shërbimi si: bar-kafe, etj., në këto ambiente private; 4 - zhvillimi ose jo i takimeve elektorale në momentin e vizitës.
 
Nga puna e kryer nga vëzhguesit në evidentimin e zyrave zgjedhore brenda kufijve administrativë të 6 njësive vendore të përzgjedhura, në total rezultojnë 477 zyra zgjedhore të ndërmarra nga 11 subjekte politike15.
Nga këto, subjekti zgjedhor me numrin më të lartë të zyrave zgjedhore është Partia Socialiste me 194 zyra zgjedhore. Më pas, renditen Partia Demokratike me 111 zyra, Lëvizja Socialiste për Integrim me 101 dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 49 zyra. Ndërsa, për 7 subjektet e tjera janë evidentuar në total 22 zyra zgjedhore.
 
Nga totali i 478 zyrave zgjedhore të evidentuara si të tilla, vetëm në 25 raste, vizualisht në fasadën e ambientit bëhej e ditur se në funksion të cilit kandidat ishte hapur zyra.
Nga vlerësimi subjektiv i vëzhguesve mbi sipërfaqet e këtyre ambienteve, ato vlerësohen të variojnë nga 10 deri në 120 m2.
 
Shpërndarja e këtyre zyrave zgjedhore sipas 6 Bashkive të vendit të përzgjedhura, rezulton se Bashkia Tiranë ka numrin më të lartë të zyrave me numër total 263. Më pas renditet Bashkia Durrës me 70 zyra, Bashkia Vlorë me 59 zyra, Bashkia Korçë me 42 zyra, Bashkia Elbasan me 24 zyra dhe Bashkia Shkodër me 21 zyra.
 
c)            Mekanizmi ligjor i parashikuar
 
14 Pyetësori për secilin ambient privat të vlerësuar nga vëzhguesit si zyra zgjedhore përmbante pyetjet si: 1 - Kodi “imagjinar” i zyrës zgjedhore të vëzhguar. 2 - Ngarkoni vendndodhjen gjeografike të zyrës zgjedhore (gjerësi, gjatësi, lartësi). 3 - Emërtimi i Bashkisë, ku vendndodhet zyra zgjedhore e vëzhguar. 4 - Partia politike që ka ndërmarrë zyrën zgjedhore që vëzhgohet. 5  - Emri i kandidatit /  kandidates me të cilin/ën asociohet vizualisht zyra zgjedhore e vëzhguar. 6 - Vlerësimi nëse është e hapur ose jo,  zyra  zgjedhore në momentin e vizitës. 7 - Vlerësimi me përafërsi, se kur është hapur zyra zgjedhore.  8 - Vlerësimi me përafërsi, i sipërfaqes së fasadës së  zyrës zgjedhore. 9 - Vlerësimi me përafërsi, i sipërfaqes së brendshme të zyrës zgjedhore. 10 - Fotografimi dhe ngarkimi i fotografisë së zyrës zgjedhore të vëzhguar.  11 - Emri i vëzhguesit që po kryen evidentimin.
15 Shpërhapja gjeografike e këtyre zyrave zgjedhore, sipas gjashtë njësive vendore dhe subjekteve zgjedhore mund të shihet tek: https://ona.io/kriikalbania/41168/226926#/map. Të drejtat e autorit të hartës: © Kontribuesit e OpenStreetMap. Të dhënat e OpenStreetMap® janë të dhëna të hapura, licensuar nën Open Data Commons Open Database License (ODbL) nga OpenStreetMap Foundation (OSMF).
 
Me ndryshimet ligjore në Ligjin “Për partitë politike”, në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, u parashikua ndër të tjera, një mekanizëm i ri ligjor për monitorimin e veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore.
Sipas këtij mekanizmi, një trupë prej 24 ekspertësh financiarë të përzgjedhur me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ngarkoheshin të ndiqnin veprimtaritë elektorale të subjekteve zgjedhore dhe të përllogarisnin edhe kostot financiare të tyre16.
Gjetjet dhe konstatimet e evidentuara parashikohet që të përfshihen në raportin përfundimtar të monitorimit që këta ekspertë financiarë duhet të hartojnë dhe dorëzojnë në çdo rast jo më vonë se data 26 nëntor 2017, pra në një periudhë më pak se katër mujore nga shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve17.
 
Në zbatim të amendimeve ligjore të sipërpërmendura, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe një nënakt ligjor.
Ndër të tjera, sipas këtij nënakti parashikoheshin rregullime për funksionimin dhe mbarëvajtjen e zyrave zgjedhore, por edhe ky nënakt nuk e kishte të përcaktuar se cili është përkufizimi i konceptit të “zyrës zgjedhore / elektorale”.
Ndër detyrimet kryesore të parashikuara ishte regjistrimi i zyrave zgjedhore brenda datës 05/06/2017 nga subjektet zgjedhore pranë njësive vendore dhe kufizimi për moslejimin e më shumë se një zyre elektorale për çdo lagje qyteti / fshati për një subjekt zgjedhor.
Një mangësi e vërejtur në këtë rregullim ligjor ishte se nuk përcaktohej nëse subjektet zgjedhore duhej të deklaronin apo jo pranë Bashkive edhe në rastet kur nuk kishin zyra elektorale të ngritura në territorin e tyre.
 
Ky regjistrim i zyrave zgjedhore, do të duhej t’iu vinte në ndihmë ekspertëve financiarë në kostimin e shpenzimeve të kryera prej subjekteve elektorale për këto zyra zgjedhore.
Nga ana tjetër këto kosto janë pjesë përbërëse e shpenzimeve të kryera nga subjektet zgjedhore për organizimin e fushatës zgjedhore, të cilat duhet të reflektohen në raportet financiare që ata përgatisin dhe deklarojnë, çka duhet të të kontrollohet nga auditët financiarë për të bërë të mundur transparencën e financave reale të partive të paktën për këto zëra shpenzimesh.
 
Ndonëse e pakoordinuar proceduralisht, puna e kryer nga ekspertët financiarë do të duhet t’i vijë në shërbim auditimit që do të kryejnë 15 ekspertët kontabël të miratuar prej KQZ-së në seancën e datës 31 Korrik 201718, të cilët do të kontrollojnë plotësinë dhe vërtetësinë e dokumentacionit të veprimtarisë financiare të subjekteve zgjedhore për organizimin e  fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017.
 
16 Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 374, datë 09/06/2017, “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë monitorimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për kuvendin të vitit 2017”, (...) “Shorti për emërimin e ekspertëve financiar duhet të organizohet duke marrë pjesë 18 parti politike dhe 24 ekspertë financiar.”
17 Ligji “Për partitë politike”, Neni 24/4, Monitorimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore, (...) “2. Raporti i monitorimit i paraqitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar në vendimin e emërimit, por në çdo rast jo më vonë se 4 muaj nga data e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Raporti detajon në mënyrë të plotë të gjitha aktivitetet, veprimtaritë dhe materialet që ka përdorur partia politike gjatë fushatës zgjedhore.”
18 Nga 19 aplikantë për të qenë ekspertë kontabël, trupa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përjashtoi me kritere të dyshimta ligjore katër kandidatë dhe miratoi vetëm 15 ekspertë. Ky numër është më i vogël se numri 20, që përcakton se detyrim Kodi Zgjedhor, por që u argumentua nga administrata e KQZ-së si një praktikë e ndjekur edhe më parë, kur janë gjendur në kushte kur numri i aplikantëve për ekspertë ka qenë më pak se 20.
  
d)Konstatime nga zbatimi i mekanizmit ligjor
Regjistrimi i zyrave zgjedhore nga subjektet zgjedhore në Bashkitë përkatëse nga sa është komunikuar zyrtarisht ka vuajtur nga disa problematika.
Ndër problematikat e vërejtura përmenden rastet kur subjektet elektorale:
-nuk i kanë regjistruar zyrat zgjedhore;
-nuk kanë respektuar afatin e deklarimit të tyre pranë bashkive19;
-deklarojnë vetë se kanë ngritur më shumë se një zyrë për lagje;
-kanë regjistruar pranë një bashkie zyra zgjedhore që gjeografikisht i përkasin një bashkie tjetër.
 
Këto problematika reflektohen edhe në 6 Bashkitë, të cilat ishin objekt i vëzhgimit të kryer në terren.
 
Përsa i përket respektimit të afatit të regjistrimit të zyrave pranë bashkive, në gjashtë bashkitë e vëzhguara vonesat shkojnë deri në disa ditë pas afatit por gjithmonë përpara ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë në bashki të tjera, rezulton se ka subjekte elektorale që i kanë bërë këto deklarime deri në tre javë pas ditës së zgjedhjeve.
 
Ndërkohë ajo që realisht vërehet si më problematike është se në këto bashki, përsa krahasohet me gjetjet e vëzhgimit, ka subjekte zgjedhore që nuk i kanë regjistruar zyrat e tyre zgjedhore ose se numri i zyrave të evidentuara nga ekspertët financiarë rezulton të jetë më i vogël.
Kjo “fshehje” e zyrave zgjedhore vihet re nga krahasimi i të dhënave që përcjellin zyrtarisht bashkitë me evidentimin e kryer nga vëzhguesit, apo në disa raste edhe me vetë evidentimin që kryejnë ekspertët financiarë të ngarkuar.
 
Nga ana tjetër, edhe përsa i përket punës së bërë nga ekspertët financiarë ngrihen kritika për numrin e ulët të zyrave elektorale të evidentuara, e sidomos në rastet kur subjektet zgjedhore i kishin regjistruar zyrat zgjedhore relativisht në kohë, duke iu dhënë mundësinë dhe kohën e mjaftueshme ekspertëve për vizitimin e tyre në harkun kohor prej gati një muaji që zyrat zgjedhore qëndruan të hapura.
  
IV.          Rekomandime
Në vijim të ndjekjes së ecurisë së punës së ekspertëve financiarë, ekspertëve kontabël dhe  nga komunikimi me institucione të tjera përgjegjëse, KRIIK në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë do të konkludojë me një raport final dhe të zgjeruar mbi veprimtarinë financiare të subjekteve zgjedhore.
 
Në funksion të një sjellje proaktive, në fund të këtij Dokumenti paraqiten disa rekomandime afatshkurtra si më poshtë:
 
 
19 Rezultojnë subjekte zgjedhore që i kanë rezultuar zyrat zgjedhore përgjatë tërë muajit korrik.
 
 
1Nxitet ndërveprimi ndërmjet ekspertëve financiarë dhe atyre kontabël në evidentimin e shpenzimeve të kryera nga subjektet zgjedhore.
 
2Nxiten ekspertët financiarë dhe kontabël të çmojnë kostot financiare të veprimtarive zgjedhore të subjekteve duke iu referuar raportimeve zyrtare të Policisë së Shtetit dhe mekanizmave autorizues pranë Bashkive.
 
3Nxiten ekspertët financiarë dhe kontabël të çmojnë kostot financiare për ngritjen e zyrave zgjedhore duke u mbështetur në evidentimin e ekspertëve financiarë, regjistrimet e kryera në Bashkitë e vendit dhe nga raportimi i kryer nga vëzhguesit e KVV-së me anë të aplikacioni ODK Collect.
 
4Nxiten ekspertët financiarë dhe kontabël të çmojnë kostot financiare të kohëve televizive të transmetimeve “live” dhe të kronikave speciale të raportuara nga Raportet e Bordit të Monitorimit të Mediave.
 
5 Nxiten ekspertët kontabël të kryejnë verifikime përsa i përket pagesës së vëzhguesve partiakë dhe komisionerëve zgjedhore respektivë nga subjektet zgjedhore.
 
 
Tiranë më 04.08.2017!


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma