Burg përjetë kërkon Prokuroria e Vlorës për Ridvan Zykajn, të riun që vrau tetë persona në fshatin Selenicë të Vlorës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2018-ës. Dosja e hetimeve është mbyllur dhe ka kaluar në gjykatën e Vlorës.
Në atë kohë 24 vjeç, Ridvan Zykaj vazhdon të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Vlorës ku askush nul i ka shkuar ta takojë.
Pasditen e 10 gushtit, në fshatin Resulaj të Selenicës 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij. Pas masakrës 24 vjeçari u arratis, ndërsa në ndjekje të tij u vunë rreth 500 efektivë të forcave speciale RENEA, FNSH dhe Delta Force. Zykaj u vu në pranga në të gdhirë të 13 gushtit.

Në fshatin e tij ai njihej si një person problematik. Armën e krimit tip kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.
Nga dëshmitë e tij në polici, Zykaj është shprehur se e kreu aktin e rëndë, pasi njëra nga viktimat e kishte akuzuar atë për vjedhjen e disa pulave.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komente


A a e kanë marë parasysh personat e prokurorisë se Vlores qe burg përjetë do te thotë qe ky te haje te pije te lahet e te mbathet qyl nga taksat tona? Nqse duan ta burgosin përjetë atehere keta t ia heqin shpenzimet nga xhepi i tyre personal dhe jo të na e lene neve dobiçin në derë, ndryshe të rikthehet Ligji i ligjeve te vendit më demokratik në botë!
Përgjigju