Këlcyrë/ Jetojnë në kushte të vështira ekonomike, e moshuara dhe djali i saj i sëmurë nuk pajisen me KEMP

Një e moshuar dhe djali i saj jetojnë në një banesë të kthyer në një ngrehinë. Stoli Yzaj apelon për ndihmë, por pavarësisht thirrjeve të saj dhe problemeve të vazhdueshme shëndetësore dhe psiqike mjekët e Tepelenës nuk e kanë parë të arsyeshme kalimin e tyre në KEMP. Nga ana tjetër edhe bashkia nuk e konsideron si rast për trajtim me ndihmë sociale.

Në qytetin e Këlcyrës, jeton një grua e moshuar së bashku me të birin në një banesë gjysmë të rrënuar. Koha e keqe që përfshiu jugun e vendit javët e fundit, e rëndoi edhe më teper konstruktin e banesës një katëshe në lagjen Guri të qytetit të Këlcyrës. Banesa përdhese është në grahmat e fundit dhe ndoshta një ditë mund të zërë nën vete Stolinë e moshuar së bashku me të birin të cilët jetojnë në mjerim të plotë. Drama e familjes Yzaj nuk mbaron me kaq, por bëhet edhe më e ndjeshme kur mëson se kryefamiljarja vuan nga probleme të ndjeshme psiqike e bashkë me të edhe i biri.

Shumë herë në gjendje afër normalitetit i ka sjellë kunati i saj Tafil Yzaj të cilit i ka rënë barra të mbajë me ushqime të shoqen e vëllait të vdekur së bashku me nipin të dy me probleme të rënda psiqike.

Të dy kanë nevojë të trajtohen me pagesë paaftësie por askush nuk i jep drejtim. Kanë kërkuar shumë herë por I përcjellin sa në Vlorë dhe Elbasan për të siguruar një pension invaliditeti mental. Edhe banorë të lagjes pranojnë mjerimin e plotë të familjes Yzaj e cila është lënë pas dore dhe e braktisur nga institucionet shtetërore.

Bashkia deri më sot e ka gënjyer me pako ushqimesh në raste festash, ndërkohë që nuk trajtohet nga fondet sociale.

Me shumë halle mbi supe, e moshuara Stoli Yzaj mjaft herë ka tentuar vetvrasjen në kushtet e depresionit. Shumë herë e kanë shpëtuar komshinjtë. Ndërkohë që edhe për neurologun e Përmetit , e moshuara së bashku me të birin, nuk duhet të trajtohet me kemp.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë