Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën e fshatit, në pranga 48-vjeçari në Kurbin! Pretendonte se ishte prona e tij

Kërcënoi me armë punonjësit që po shtronin rrugën e fshatit, në pranga 48-vjeçari në Kurbin! Pretendonte se ishte prona e tij

Arma e sekuestruar

KURBIN- Një ngjarje e mundshme kriminal është parandaluar në Kurbin këtë të enjte. Një 48-vjeçar i identifikuar si Ardjan Dervishi ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit e një firme private të cilët ishin duke shtruar rrugën. Ai pretendonte se ky territor ishte pronë e tij dhe mori armën “Shotgun” që kishte në banesë dhe kërcënoi punonjësit.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se, 48-vjeçari për shkak se pretendon pronësinë mbi këtë territor, ka kërcënuar me armë gjahu, punonjësit e një firme private, të cilët në kuadër të një projekti të miratuar nga bashkia e Kurbinit, po merreshin me shtrimin e rrugës së guroreve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja