Një 51-vjeçar nga qyteti i Beratit ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se i arrestuari me iniciale B.Q., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet drejt Italisë.
Arrestimi i tij u bë nga policia e Beratit. Ai ishte shpallur në kërkim nga interpol Roma pasi ishte dënuar në vitin 2014 me 7 vite dhe muaj burg për veprën penale "trafikim i lëndëve narkotike".
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.