-
Trafik kokaine për grupin 'Çela' në Elbasan, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga 2 anëtarët e organizatës! Ekstradohet edhe një i tretë për grabitje! (EMRAT)
Dy prej tyre pjesë e organizatës "Çela" në Elbasan, e goditur në janar të këtij viti mes Italisë dhe Shqipërisë. Akuzoheshin për trafik lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë në kuadër të organizatës kriminale. I dorëzohen Interpol Romës nën pranga në Rinas, i kërkonte Gjykata e Breshias për operacionin 'Icaro'. I treti kërkohej me vendim gjykate nga Milano
12 Qershor, 14:09 -
‘Kumbari’ i lidhjeve të kokainës Kalabri-Napoli, Shqipëria i dorëzon Italisë nën pranga durrsakun! Trafik Holandë-Spanjë me ‘Ligën e Kampionëve’ (EMRI)
Autoritetet italiane njoftuan sot se kanë ekstraduar nga Shqipëria me ndihmën e Interpol Tiranës të shumëkërkuarin shqiptar 37-vjeçar, që ishte arrestuar gjatë një operacioni në muajin shkurt të këtij viti, në Durrës. I shpëtoi operacionit të Antimafias në Itali në janar, pjesë e dosjes me 29 persona të akuzuar. Operacioni i ekstradimit u mbajt sekret
3 Qershor, 19:17 -
Trafik droge dhe organizatë kriminale, Interpol Tirana i dorëzon nën pranga Italisë 3 shqiptarët e kërkuar, njëri i dënuar me 4,5 vite burg
Aksioni u krye sot nga Policia e Shtetit dhe Interpol Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Romën, për 3 të kërkuarit ndërkombëtarë. Dy me masa arresti për aktivitet narkotrafiku nga 2020 e më pas në Milano dhe Xhenova, i treti i dënuar me 4,5 vite burgim nga Gjykata e Torinos në vitin 2025
29 Maj, 14:33 -
Lezhë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, ‘Terni’ prangos 25-vjeçarin e shumëkërkuar nga Italia! Policia: Do ekstradohet (EMRI)
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni", vihet në pranga i riu nga Shënkolli. Operacioni nga Komisariati dhe forcat ‘Shqiponja”, njoftohet Interpol Roma për procedurat. Kërkohej me vendim të Gjykatës së Ternit
20 Shkurt, 15:49 -
Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, 30 kg kokainë i trafikonte në Itali! U arrestua në Tiranë për ekstradim, zbardhen detaje nga dosja e 'bosit' shqiptar me dy emra
Policia e Tiranës arrestoi ditë më parë Ilir Zotajn, allias Zio Bushi, i dënuar me 5,5 vite burgim nga Gjykata e Perugias, për organizatë kriminale dhe trafik droge gjatë periudhës 2008-2010. Organizata me 11 anëtarë, u fsheh në Hungari dhe Gjermani. Financonte ngarkesat në Belgjikë, Britani e Madhe dhe Shqipëri
20 Shkurt, 15:31 -
EMRAT/ Të kërkuar për krime të rënda, Italia sjell të akuzuarin për drogë, Tirana i nis të dënuarin për grabitje me armë
Policia ekstradon nga vendi fqinj 53-vjeçarin nga Miloti, që akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike në vitin 2022 dhe ishte me masën "arrest me burg" në mungesë. Interpol Roma merr nga Tirana të dënuarin me dy identitete, nga Kruja. Apeli i Firences e dënoi me 9 vite, i kanë mbetur rreth 6 për të vuajtur
21 Shtator 2024, 10:51 -
-
I dënuar me 11 vite burg në Itali për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, arrestohet 46 vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi i tij (EMRI)
Një 46 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Në bashkëpunim mes forcave të policisë së Durrësit dhe Tiranës, ka rënë në pranga Afrim Gjergji i dënuar me 11 vite burg nga gjykata në Itali.
7 Prill 2023, 14:28 -
-
-
-
Lirimi i Begos, avokati flet për 'Report Tv': Ndalimi i tij, faji i autoriteteve greke, ndodh shpesh me shqiptarët
Greqia merr provat nga Italia, lë të lirë biznesmenin shqiptar, Edmond Bego. Report Tv siguron dokumentin e Interpol Romës për biznesmenin shqiptar: Nuk ka asnjë çështje të hapur. Ardian Leka, avokati i tij, flet për 'Report Tv'.
22 Gusht 2018, 12:04 -
-
-
Kërkohej nga Interpoli, kapet 40-vjeçari në Dibër i dënuar me 9 vjet burg/EMRI
Policia në qarkun e Dibrës ka ndaluar dhe arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Ylber (Dylber), Kaja (Markja), 40 vjeç, banues në Bulqizë, është arrestuar gjatë ditës së sotme në fshatin Gjoricë, Bulqizë
17 Prill 2018, 13:25
