Këshilltari i Trump: Është koha tani për një marrëveshje Kosovë-Serbi

 Këshilltari i Trump: Është koha tani për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton

Pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë,  Këshilltari për Sigurinë Kombëtare  i presidentit amerikan  Donald Trump është deklaruar së fundi se zgjidhja në dialogun Kosovë-Serbi , duhet të vijë sa më shpejt dhe se është koha që të dy palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare mes tyre.

Këshilltari i presidentit Trump, i bëri këto komente përmes një statusi në faqen e tij, në twitter, ku bën të ditur takimin e zhvilluar në Uashington presidentin Thaçi e ku thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët drejt arritjes së këtij synimi historik, raportojne mediat kosovare.

 “E takova Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë. U pajtuam që tani është koha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja është e gatshme t’u ndihmojë të dyja palëve për të arritur këtë qëllim historik”, ka shkruar Bolton në Twitter.

Ndërkohë të martën edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur rreth këtij takimi, duke thënë se është folur në lidhje me shanset e dialogut mes dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.

“U pajtuam se ekziston një shans historik në dialog (v.j. midis Kosovës dhe Serbisë) i cili nuk duhet të humbet nga dy shtetet. Kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin në NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi përmes një njoftimi presidencial.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar gjatë muajve të fundit se janë të gatshme të shqyrtojnë çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakort të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme, pasi kjo do u siguronte këtyre vendeve ecurinë në rrugën e integrimit europian.   

Siç e dimë prej, gjatë muajve të fundit, presidenti Thaçi ka hedhur idenë e "korrigjimit" të kufinjve, e cila është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike në Kosovë dhe Kryeministri Haradinaj, i cili më herët eshtë shprehur se kufinjtë mund të ndryshohen vetëm me luftë.

Ish-ambasadori i SHBA-së, në OKB Bolton është ndër zyrtarët e lartë amerikan, që ka thënë se shteti i tij do të përkrahë shkëmbimin e territoreve nëse për këtë pajtohen Kosova dhe Serbia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë