Dy të rinj, 27 dhe 25 vjeç u arrestuan nga Policia në Pogradec, pasi u kapen me një automatik si dhe 3 krehra me 34 fishekë luftarakë të cilët i posedonin pa lejen e autoriteteve.
A.P, 27 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje.
Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krehra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje.