Studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” foto të një flamuri përkujtimor, që daton më i afërti që prej ngritjes së tij nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Sipas Stamatit, dyshohet se ky është flamuri i përdorur në Tiranë, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësisë.
Studiuesi Stamati shkruan se “Shqipëria nuk e ka flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Dhe asnjë flamur nga ajo datë. Ai që pretendohet të jetë ngritur në Elbasan bëhet i dyshimtë fale një shkrimi të bërë në të me anë të qëndisjes. Flamuri ne foto është flamuri përkujtimor më afër asaj date. Kërkimet e vazhduara na çojnë në mendimin se është flamuri i përdorur në Tiranë, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësisë”.
“Ky flamur, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Abaz Dojaka, dikur ka qenë në teqen e Dedejve në Tiranë. Të gjitha kërkimet e mëvonshme për të gjetur të dhëna më të hollësishme, nuk dhanë asnjë rezultat”, nënvizon Stamati.
Ai tregon se në vitin 1981 e sollën në laborator për ta restauruar dhe vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.
“Flamuri ishte në ekstrem i dëmtuar, fije-fije. Kjo kishte ardhur pasi flamuri i mëndafshtë ishte vendosur në një kornizë me xham dhe i ekspozuar në një vend ku e kapte dielli. Punova intensivisht me punonjësen e laboratorit Raimonda Nushi për ta restauruar. Vazhdon të ruhet shumë mirë i ekspozuar në muze”, përfundon Stamati.

(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com