Shokë emigrimi në Francë, policia zbulon dibranin që vrau 29-vjeçarin tek 'Astiri'! Pistat ku po hetohet

 TIRANË- Dy ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Vilson Tafçiut, policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar si autor, Noel Disha, 29-vjeç, 

I riu me origjinë nga Dibra u qëllua me tre plumba në gjoks mbrëmjen e 20 janarit në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ku autori e thirri në emër për të dalë jashtë nga lokali ku Vilson Tafçiu po konsumonte kafe në praninë e disa personave të tjerë. Tafçiu dhe Disha, të dy dibranë, kanë pasur njohje me njëri-tjetrin ndërsa kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohet të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge.

Pikërisht këtu është fokusuar pista e parë hetimore, në të kaluarën e tij në Francë dhe në Belgjikë, pasi Tafçiu nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. Megjithatë, policia në njoftimin e parë për ngjarjen, thotë se ka qenë një konflikt i çastit që solli vrasjen e 29-vjeçarit.

29-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut. 

Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm janë ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjeçari megjithatë ai nuk është kapur dhe kërkimet policore vijojnë. Noel Disha u shpall që ditën e djeshme në kërkim, por nuk ishte e qartë nëse ai kishte qëlluar mbi të apo vetëm e kishte nxjerrë në pritë, Vilson Tafçiun, por tashmë sipas policisë pas provave të mbledhura rezulton se Norel Disha ishte pikërisht personi që qëlloi për vdekje Tafçiun.

Noel Disha ka edhe me dy emra të tjerë M.P. apo N.K.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Detajet/ Shokë emigrimi por sherri i ndau, vrasësi i Vilson Tafçiut mbante edhe dy emra të tjerë

1579588621_VilsonTafiu.jpeg
Detaje të reja janë zbardhur për Noel Dishi, 29-vjeç i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Tafçiut dy ditë më parë. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra bën me dije se Noel Dishi me origjinë nga Dibra por që prej vitesh jetonte në Sukth dhe viktima kanë pasur njohje me njëri tjetrin, si dhe kanë pasur një konflikt të vjetër mes tyre kohë më parë kur jetonin në Francë.

Ndërkohë familjarët e Noel Dishit gjithashtu e njihnin viktimën, Vilson Tafçiun, madje ata kishin dijeni sipërfaqësore për konfliktin mes djalit të tyre dhe Tafçiut, këtë e kanë pohuar edhe pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë.

Autori i kësaj vrasje, i shpallur tashmë në kërkim, rezulton të ketë edhe dy emra të tjerë, N. K dhe M.P, të cilët janë shpërndarë në çdo pikë kufitare për mos lejuar kalimin e tij jashtë vendit. Deri më tani nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Noel Dishi dyshohet se e ka ndjekur viktimën dhe ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet  e tij pasi, ka qenë pikërisht ai që e ka thirrur nga lokali dhe më pas qëlluar për vdekje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • usa: 23/01/2020 00:51

    mbi 10 vrasje me pak se nje muaj dhe ky esht i vetmi rast qe zbardhet. Inkompetec nga policia e shtetit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/01/2020 13:13

    Po mirë nje gje s kuptoj, këta që vrasin dhe identifikohen duke u dale emrat nga policia nuk kanë frikë së të afermit e viktimave mund të marin hak e duke u hapur gjaqe të rinj apo bjeri ti biem s ka gje?! Neandërtalë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja