Ky ishte Fake News më i madh i ditës së zgjedhjeve! E vërteta e intervistës me komisionerin që mbylli qendrën e votimit 3 orë para

Ky ishte Fake News më i madh i ditës së zgjedhjeve! E vërteta e intervistës me komisionerin që mbylli qendrën e votimit 3 orë para

Bajram Bekshiu

Emisioni Shqip nga Rudina Xhunga tregon sot një fake news të së dielës 25 prill. Ditën e zgjedhjeve, një kronikë nga Kavaja u bë lajm në pjesën më të madhe të medies online dhe disa televizioneve në vend.

Një zotëri i prezantuar si kryetar KZAZ-së tregonte se kishte mbyllur qendrën e votimit 3 orë para afatit se nuk i shkonte askush për të votuar. Intervista e tij, video, audio, u shpërnda kudo.

Dritare.net kërkoi në arkivin e saj dhe gjeti në kanalin youtube se kjo intervistë mban datën 30 qershor 2019, që ishte dhe dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Duke kërkuar në arkivin e medieve të tjera, gjetëm gjithashtu që lajmi ka dalë pikërisht më 30 qershor 2019, kohë kur është realizuar realisht intervista.

Shkuam në Kavajë për më shumë të dhëna dhe mësuam se zotëria i intervistuar quhet Bajram Bekshiu dhe ka qenë sekretar komisioni në Qv 2160, Bukaq, në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ndërsa ka qenë kryetar në një tjetër qendër votimi në zgjedhjet e vitit 2019, kohë kur dhe ka dhënë intervistën.

Dritare.net intervistoi z. Bekshiu dhe përgjigjja ishte: “Nuk kam dhënë asnjë intervistë të dielën e 25 prillit. Nuk më ka ardhur asnjë gazetar. Këto zgjedhje unë isha sekretar. Në 2019-ën kam qenë kryetar komisioni dhe e kam dhënë intervistën atë vit. Kur dhe qendra u mbyll herët se kishte pak njerëz, vetëm socialistet. Këtë vit e mbyllem qendrën në 7 pa pesë.

Pra pas dy vjetësh, rimerret një intervistë dhe rihidhet në rrjet. Nuk e dimë qëllimin, por dimë pasojat.

Lajme si ky humbasin besueshmërinë tek media dhe të bëjnë të mendosh se me gjithë investimin tek analiza, ne kemi humbur lajmin. Sot në Ditën Botërore të Shtypit të Lirë, ia vlen të ndalojmë dhe kuptojmë që më shumë se liria e shtypit, ne kemi të kërcënuar besimin te media dhe arsyen e parë të ekzistencës së saj, informacionin.(dritare.net) 

Më poshtë disa nga mediet qe e botuan lajmin në 25 prill dhe kur ka ndodhu realisht ajo:

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë