Ky Liverpool është i një planeti tjetër, ja 10 rekordet që mund të thyejnë djemtë e Klopp

Ky Liverpool është i një planeti tjetër, ja 10 rekordet që mund të thyejnë djemtë e Klopp

Salah e Van Dijk festojne fitoren ndaj United

Pa dyshim ka qenë një nga derbit më të mirë që kemi luajtur”. Kjo është ajo çfarë ka thënë Jurgen Klopp pas fitores 2-0 të Liverpoolit ndaj Manchester United që e ka dërguar diferencën me City-n e vendit të dytë në 16 pikë. Liverpooli po tregohet ekip i një tjetër galaksie dhe të kuqtë mund të thyejnë disa rekorde gjatë këtij sezoni që nuk ka më dyshime do jetë sezoni i rikthimit tek titulli kampion.

Këto janë 10 rekordet që mund të thyejë Liverpool gjatë sezonit 2019-2020:

1-Nisja më e mirë e një sezoni. Tashmë Liverpool ka siguruar 21 fitore në 22 ndeshje duke kaluar City-n e sezonit 2017-2018.

2-Më shumë fitore radhazi në shtëpi. Liverpool është vetëm dy fitore larg në Anfield që të kalojë numrin 20-të të fitoreve që ka arritur City në shtëpi në sezonin 2011-2012.

3-Më shumë fitore radhazi. Djemtë e Klopp numërojnë 13 fitore radhazi dhe janë vetëm 6 fitore larg rekordit të vendosur nga Manchester City në vitin 2017.

4-Më shumë ndeshje i pamposhtur. Liverpool ka tashmë 39 ndeshje që nuk humbet dhe është 11 takime larg rekordit të vendosur nga Arsenali në vitin 2003-2004.

5-Më pak humbje gjatë një sezoni. Arsenali i edicionit  2003-2004 është ekipi i vetëm që e ka mbyllur pa humbje edicionin në Premier League dhe Liverpooli mund ta arrijë këtë rekord.

6-Më shumë fitore gjatë një sezoni të vetëm. Manchester City siguroi 32 fitore në sezonin e fundit ndërsa Liverpool për momentin ka 21 fitore.

7-Më shumë pikë në një edicion të vetëm. City i Pep Guardiolës arriti në 100 pikë në sezonin 2017-2018 ndërsa Liverpool sipas përllogaritjeve mund të arrijë deri në 112 pikë.

8-Më shumë fitore në shtëpi gjatë një edicioni futbollistik. Liverpool ka deri më tani 12 fitore në stadiumin e tij dhe është 7 fitore larg thyerjes së rekordit.

9-Më shumë fitore jashtë fushe. Liverpooli ka fituar 9 ndeshje larg nga “Anfield Road” dhe i duhen edhe 8 fitore të tjera  që të mposhtë rekordin e City-t të sezonit 2017-2018.

10-Më shumë ditë si i pamposhtur në kampionat. Arsenali rezistoi 537 ditë pa humbje gjatë dy sezoneve 2003-2004 dhe 2004-2005. Ndërsa Liverpool ka 382 ditë që nuk njeh humbje. /Përgatiti Andi Kapxhiu/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën