Ky shtet i botës po fsheh të vërtetën, të infektuarit me COVID tre herë më shumë seç raportohet

Ky shtet i botës po fsheh të vërtetën, të infektuarit me COVID tre herë më shumë seç raportohet

Foto ilustruese

Rrjeti televiziv BBC bëri të ditur se shërbimi i saj në gjuhën persiane ka siguruar dokumente nga një burim anonim sipas të cilave, Irani nuk po tregon të vërtetën lidhur me situatën e krijuar në vend nga pandemia.

BBC thotë se vdekjet si pasojë e COVID-19 në vendin e Lindjes së Mesme janë gati tre herë më të larta sesa ato që pretendon Irani, ose 42,000 vdekje deri në 20 korrik, por ministria e Shëndetësisë raportoi 14,405 të vdekur.

Në mënyrë të ngjashme, shkalla e infeksionit paraqitet dy herë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 278.827 të infektuar, por sipas dokumenteve të siguruara nga BBC bëhej fjalë për 451,024 infeksione që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në Iran ndodhi më 22 janar sipas të dhënave mjekësore të siguruara nga BBC. Megjithatë Irani e raportoi atë pothuajse një muaj më vonë. Pavarësisht fshehjes së të dhënave, BBC thotë se Irani mbetet vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19.

Burimi anonim i tha BBC-së se i ofroi dokumentet për të "hedhur dritë mbi të vërtetën" dhe për t'i dhënë fund "lojërave politike" mbi pandeminë e koronavirusit./VOA

*Titulli redaksional
Titulli origjinal i VOA: BBC: Irani fsheh statistikat mbi COVID-19

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 04/08/2020 11:01

    Si gjithmone ne kete shtet qe nuk eshte shtet nuk ju a mban te merren me bosat e krimit e te korrupsionit.por merren me ata qe jane te mundur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin