E ardhmja e Kylian Mbappe është larg Parisit. Sulmuesi është ndalur të flasë edhe për raportin me Messin, duke kritikuar tifozët e PSG-së dhe francezët që nuk i dhanë respektin e duhur lojtarit që mund të jetë 'potencialisht më i miri në histori'.
"Po flasim potencialisht për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Nuk e kuptoj fare pse kaq shumë njerëz u lehtësuan që ai u largua. Ai nuk kishte respektin që meritonte në Francë, është turp", tha sulmuesi për Gazzetta dello Sport.
Mbappe i ka treguar PSG-së se kërkon të largohet vitin që vjen, duke mos përdorur klauzolën për rinovim edhe me një tjetër vit. Nga ana tjetër, Messi u largua pas dy vitesh nga Parisi duke zgjedhur të aktivizohet për Miami në SHBA.