Kylian Mbappe i komunikon PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi

Kylian Mbappe i komunikon PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni kur i skadon kontrata. Mbappe ia ka komunikuar vendimin e tij PSG- së, por kushtet e largimit të tij ende nuk janë rënë dakord plotësisht.

Pas përfundimit të situatës mes palëve pritet një njoftim zyrtar në muajt e ardhshëm. Paga e Mbappe i kushton PSG-së 200 milionë euro në sezon dhe klubi thotë se mbetet i fokusuar në vazhdimin e frymës larg epokës me emra të mëdhenj si Lionel Messi, Neymar, Sergio Ramos dhe Marco Verratti, ndër ata që janë larguar në 12 muajt e fundit.

Sipas medieve ndërkombëtare, Kylian ka njoftuar klubin se dëshiron largimin dhe duket se PSG nuk do përfitojë asnjë të ardhur nga sulmuesi. "Telenovela" e tij për të ardhmen vijon, me Real Madridin që është ekipi i parë në pritje për ta afruar në Spanjë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë

Meta: Merrni shembull nga Vasil Laçi dhe Vojo Kushi! Italianët i duam, por si pushtues nuk i durojmë