Kylian Mbappe thyen rekordin me PSG-në, sulmuesi: Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj për të ardhmen

Kylian Mbappe thyen rekordin me PSG-në, sulmuesi: Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj për të ardhmen

Kylian Mbappe me trofeun e Superkupës

Paris Saint Germain e nisi 'mbi dafina' vitin e ri 2024, pasi mposhti 2-0 Toulouse në ndeshjen e Superkupës së Francës në 'Parc des Princes' dhe kështu fitoi këtë trofe për të dymbëdhjetën herë në historinë e tyre.

Kylian Mbappe shënoi golin e tij të 111-të në stadiumin e PSG-së, duke vendosur kështu një rekord të ri me klubin, sepse deri më tani asnjë futbollist nuk ka shënuar kaq shumë gola në këtë stadium. Sulmuesi francez ka tejkaluar Edinson Cavanin në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në ndeshjet e zhvilluara në Parc des Princes.

Deri dje Mbappe ndante rekordin me uruguaianin Edinson Cavani , i cili shënoi 110 gola në 'Parkun e Princave'. Mbappe po bën një sezon të mirë, pasi ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 28 paraqitje dhe bota e futbollit është më e interesuar për atë që do t'i ndodhë në verë sesa aftësia e tij për të prekur rrjetat e kundërshtarëve.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të sezonit dhe Mbappe pas ndeshjes pohoi se ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij.

"Nuk e kam vendosur ende. Në vitin 2022 nuk e dija se çfarë do të bëja deri në maj. Këtë herë, nëse do ta kisha ditur tashmë se çfarë do të bëja, nuk do ta kisha vonuar kaq gjatë. Nuk do të kishte kuptim. Kjo çështje nuk po diskutohet me klubin”, tha Mbappe, që ka interes nga Real Madridi.

Mbappe ka dhënë një përgjigje interesante edhe kur është pyetur nëse i mungon ish-bashkëlojtari i tij Lionel Messi.

"Gjithmonë do të më mungojë Messi. Për një sulmues si unë që i pëlqen të sulmojë hapësirën, me të rreth teje mund të jeni i sigurt për të marrë një top të dobishëm. Ishte një luks dhe një privilegj të luaja me të," tha Mbappe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim