Kylie Jenner mund të themi se ka hyrë zyrtarisht në histori si femra më e pasur në botë në moshën 20-vjeçare.
Revista amerikane Forbes, e radhit Jenner me një pasuri prej 900 mln dollarësh. Jenner ia ka kaluar edhe Marc Zuckerberg që u bë 23-vjeçari më i pasur para disa vitesh me Facebook.
Jenner, renditet në listë duke mos trashëguar asgjë nga familja.
Jenner ia doli të bëhet kaq e pasur falë kompanisë së saj kozmetike “Kylie Cosmetics”, e cila ka rreth 800 milionë dollarë fitime.
Kopertina e Forbes për Kylie Jenner
Komento