Duke respektuar edhe trendin që po qarkullon së fundmi i ‘femrave të rrezikshme’, Kylie Jenner ka publikuar reklamën e parë të linjës së saj “Kylie Cosmetic”.
Një klip i ngjashëm me atë të këngës së Rihannës, “Bitch Better Have My Money” apo “Bad Blood” të Taylor Swift, një grup vajzash të armatosura që vjedhin para nga disa djem në një dhomë hoteli, sigurisht pasi i ‘bëjnë për spital’.
Por qëllimi i vërtetë që fshihej pas videos ishte prezantimi i shkëlqyesëve të buzëve, që sigurisht do të fluturojë nga raftet në kohë rekord. Efekti Kardashian-Jenner, sërish një sukses i vërtetë.
/Shqiptarja.com