Ju, vajza të dashura, duhet të bëni buzët! 17-vjecarja ka pranuar më në fund në reality show-n e familjes, se ka përdorur fillers apo mbushës të përkohshëm për të fryrë buzët.
“Nuk është e thjeshtë të jesh në qendër të vëmendjes,-u shpreh ajo,- doja ta pranoja për buzët, por njerëzit nxitojnë të më gjykojnë për cdo gjë, prandaj m’u desh të shmangia të vërtetën, por nuk gënjeva!”
Ne nuk e gjykojmë Kylie-n për vendimin e saj, madje e mbështesim plotësisht edhe kur këshillon fansat e saj ‘të jenë vetvetja’, por 17-vjecarja s’do kishte bërë keq sikur këtë ‘anashkalimin e të vërtetës’ ta rrëfente sikur pak ditë më parë, për të shpëtuar shumë e shumë njerëz nga deformimet e dhimbshme të fytyrës, nga tentativat për të trashur buzët ‘au naturel’.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)