Fama dhe jeta e saj plot aktivitete dhe tension të vazhdueshëm duket se janë bërë pengesë që Kylie Minogue të gjejë njeriun e duhur përkrah saj.

45 vjeçarja po punon për albumin e saj të ri “Kiss me once”, i cili do të jetë gati më 17 mars.

Ky është albumi i parë pas katër viteve pushim të këngëtares.

Gjatë promovimit të tij ditën e djeshme në Londër, Kylie është shfaqur në super formë.

kylie minogue

Duket se vitet nuk kalojnë për të. Ajo ka treguar se si mundohet të balancojë famën dhe jetën e saj private.

Më tej Kylie ka thënë se mbyllja e vitit 2013 ka qenë një reflektim për të ardhmen.

“Unë e kam shpenzuar natën e Vitit të Ri me veten, kam qëndruar në shtëpinë time duke menduar për të ardhmen. Ajo ka theksuar se pëlqen të ketë pranë një mashkull, i cili e perballon jetën e saj “të çmendur”.

Këngëtarja bukuroshe u nda nga i dashuri i saj me të cilin kishte një kohë të gjatë në tetor të vitit 2013.

Që nga ajo kohë duket se nuk ka gjetur asnjë njeri të përshtatshëm.

(b.t/shqiptarja.com)