KZAZ-të janë ngritur 3 muaj para 30 qershorit...Materialet e rëndësishme zgjedhore që PD-LSI po tentojnë të shkatërrojnë

KZAZ-të janë ngritur 3 muaj para 30 qershorit...Materialet e rëndësishme zgjedhore që PD-LSI po tentojnë të shkatërrojnë

KZAZ janë Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Komisionet që administrojnë procesin në zonat ku janë ngritur, që kanë të bëjnë me dokumentacionin, listat shumëemërore të zgjedhësve, kutitë, dhomat e fshehta etj, pra, të gjitha materialet e nevojshme për procesin zgjedhor. Këto komisione, ngrihen 90 ditë para datës së zgjedhjeve.

Nga burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shqiptarja.com mëson se KZAZ-të kanë funksionuar normalisht.

Anëtarët e tyre, që janë anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste, dhe komisionerët e pavarur të emëruar nga KQZ, kanë marrë vendime deri më tani për të garantuar ecurinë e procesit zgjedhor. Problemet filluan pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, kur bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI i çuan fillimisht kërkesë KQZ-së të të lirojë ambientet që janë në adminsitrim të këtyre bashkive, duke mos i përdorur më si KZAZ. Por vetë KQZ ka vijuar normalisht punën pasi dekretin e presidentit e ka konsideruar nul.

Bashkitë ju drejtuan edhe Policisë së Shtetit për të kërkuar mbështetjen e tyre në lirimin e ambjenteve të KZAZ.

Por Policia nga ana e saj, nga sa Shqiptarja.com mëson nga burime zyrtare, është duke zbatuar kërkesën e KQZ-së, e KZAZ-ve në qarqe, për të garantuar mbrojtjen e këtyre ambienteve, brenda të cilave ndodhen materiale të rëndësishme zgjedhore.

Me vendim të KQZ-së të gjitha ambientet publike ose në administrim të bashkive që vendosen të shfrytëzohen si KZAZ lirohen dhe janë kryetarët e bashkive ata që duhet të krijojnë kushtet për funksionimin normal të KZAZ-ve në ambiente të pacënuara, çka nuk po ndodh kështu. Bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI kanë nxjerrë në terren punonjësit e policisë bashkiake për të mos lejuar anëtarët të futen në ambientet e KZAZ-ve ndërsa rreziku më i madh është ndaj materialeve zgjedhore që mund të cënohen nga këto përplasje. Një situatë e tillë ndodhi në Bajram Curri.

Aktualisht KZAZ-ja është një zyrë brenda ambienteve publike ose nën administrimin e bashkive në qarqe. Përshembull, në Shkodër, KZAZ numër 2 ku po hasen përplasje mes policisë bashkiake që pengon anëtarët të futen, dhe Policisë së Rendit në mbrojtje të procesit zgjedhor, është vetëm një dhomë brenda Pallatit të Sportit. Që do të thotë se të gjitha ambientet e tjera të Pallatit të Sportit në këto ditë janë të lira për qytetarët për aktivitete të ndryshme sportive dhe jo vetëm. Pallati i Sportit mbyllet nga çdo aktivitet vetëm ditën e zgjedhjeve dhe deri në momentin që kthehet në numërim votash, në përfundim të tyre.

Edhe sot, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi deklaroi hapur se do të jetë në ballë të qytetarëve për të mos lejuar një proces farsë zgjedhor, që në vetvete nxjerr zbuluar, se më shumë se ruajtje e ambienteve që janë në administrim të bashkisë, është një tentativë e hapur për të bllokuar procesin zgjedhor dhe për të dëmtuar materialet zgjedhore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij