Një përfaqësi e pleqësisë së fshatrave të komunës Zharrëz nëpërmjet një deklarate për shtyp kërkuan ngritjen e një grupi pune për studimin e fenomeneve të lëkundjeve të tokës. Grupi i punës të bëhet nga specialistë të ministrisë, ekspertë të fushave të gjeologjisë, sizmiologjisë, dhe të mjedisit.

Ata i bënë thirrje banorëve të Zharrëz të qetësohen dhe të ndërpresin protestat deri në nxjerrjen e një konkluzioni nga grupi i punës si dhe kërkuan lirimin e dy të arrestuarve.

Ndërkohë që Aleanca Kuq e Zi është nisur sot paradite drejt fshatit Zharrëz, për të mbështetur banorët në shqetësimet e tyre në lidhje me shkatërrimet e banesave që po i ndodhin nga shpërthimet nëntokësore të “Bankers Petrolium”. Ata kanë protestuar sot paradite në qendër të fshatit, kundër shpërthimeve të paligjshme që po i rrënojnë banorët të cilët jetojnë mbi florinjë. Kreu i Aleancës Kuq, Kreshnik Spahiu akuzoi kryeministrin Berisha dhe konçensionet e tij. Spahiu shprehu bindjen se nuk kemi të bëjmë me lëkundje tërmeti, siç pretendon Banker Petrolium, por me shpërthime nëntokësore.

”Fshatrat e kësaj komune jetojnë mbi florinjë por fatkeqësisht janë tundur dhe rrënuar nga shpërthimet nëntokësore, kjo për shkak të koncesioneve gllabëruese. Në këto territore ka rënë tërmet, janë shprehur ata që nuk e duan të vërtetën, këto janë përralla të Sali Berishës. Ky është tërmeti i korupsionit të qeverisë Sali Berisha. “-tha Spahiu.

Policia e Fierit arrestoi dje 2 persona, nga fshati Zharrëz, në lidhje me ngjarjen e së dielës ku banorët në shenjë proteste ndaj shpërthimeve për puset e naftës të Bankers Petrolium derdhën çisternat me naftë të kompanisë.

Drejtori i përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, Leonidha Çobo deklaroi se janë derdhur 1000 tonë naftë dhe se dëmi ekonomik që i është shkaktuar kompanisë nga derdhja e depozitave të naftës, llogaritet në 1 milionë dollarë. Ndërkohë që  prentedojne se lekundjet nuk ishin shkaktuar nga shpërthimet por lëkundje tërmeti.
(sg/shqiptarja.com)