Lëndët kimike siriane, Guri:
Shqipëria nuk ka teknologjinë

Lëndët kimike siriane, Guri:<br />Shqipëria nuk ka teknologjinë
TIRANË - Shqipëria nuk ka ligje që sanksionojnë se cilat lëndë kimike mund të futen në vend e cilat jo. Duke folur rreth mundësisë se në Shqipëri mund të vijnë rreth 1 mijë tonë lëndë kimike nga Siria, me qëllim asgjësimin e tyre, ambientalisti Sazan Guri, thotë se, nuk po kuptohet rreziku i këtij veprimi.

Në studion e A1 Report, Guri tha se, “lajmi i mbetjeve të rrezikshme është i rrezikshëm. Shqipëria është zgjedhur si kandidate midis 5 shteteve, ku 2 prej tyre Rusia dhe Norvegjia nuk i kanë pranuar, kanë refuzuar”.

“Imagjino, Norvegjia që ka një sipërfaqe 1000 mijë herë më tepër se vendi jonë i refuzon. Norvegjia që ka një legjislacion më të mirë dhe më të përforcuar se vendi jonë. Pra në këto vende është legjislacioni që nuk i lejon ato të sjellin çfardollojë mbetje dhe çfarëdollojë apo çdo lloj fitimi apo prurje financiare për trajtim”, tha në studion e A1 Report, ambientalisti Guri.

Sipas tij, “gjoja tani Shqipëria kahasohet midis alternativave të mbetura, me Belgjikën dhe Francën. Por për çfardolloj diskutimi midis këtyre 3 shesheve atëherë Shqipëria do jetë vendi që do ta pësojë për shkak se ne mund të kemi një nevojë emergjente financiare që të mbushim xhepat tonë”. “Dy milionë dollarë ndihmon Rusia, mund të jenë dhe 2 milionë nga Franca mund të jenë dhe 2 milionë nga OKB ja, nga SHBA. Pse duhet te japi Rusia 2 milionë dollar, pse se bën në vendin e saj ajo aq më teper se Rusia ka qenë shkaku i armëve kimike ne Siri”, tha Guri përballë gazetarit Andi Kapxhiu.

Sipas, ambientatlitit Guri, ligjet në Shqipëri janë nga më të dobtit dhe qytetaret nuk mund kuptojnë rrezikun e këtij gazi.

Sipas Gurit, “baza e Qafë Mollës, nuk ka teknologji që ta thithë e ta përthithë gazin por ky gaz do fluturojë në ajër dhe nuk është kjo një ndotje ambientale. Kjo bazë vij ajrore me Tiranën është 3-4 kilometra dhe janë 1 milionë qytetar që do të përballe me këtë problem”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut