Lëndimi i Jacobson, sprovë për
Qeverinë dhe Vetëvendosjen
Një fotografi e publikuar në rrjetin social “Twitter”, në të cilën shihet dora e mavijosur e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, lëndim i marrë gjatë ditës së protestave të Vetëvendosjes.
Një fotografi e publikuar në rrjetin social “Twitter”, në të cilën shihet dora e mavijosur e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, lëndim i marrë gjatë ditës së protestave të Vetëvendosjes, e ka bërë ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku të ndihet e turpëruar.
Në emrin e saj personal, Çitaku i ka kërkuar falje ambasadores Jackobson për lëndimin e marrë atë ditë, duke thënë se nuk e besonte që në Kosovë mund të ketë njerëz që nuk e mirëpresin një ambasadore të vendit më miqësor që ka shteti i Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Po kërkoj falje në emrin tim. Ka qenë përtej imagjinatës së kujtdo. Unë po ndihem keq që ambasadorja e një vendi mik është sulmuar pranë institucioneve të Republikës së Kosovës nga një grup, i cili po synon të kthejë Kosovën prapa dhe po synon që Kosovën ta shndërrojë në një arenë përplasjesh jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me miqtë tanë tradicionalë”, ka thënë Çitaku.
Ndërkohë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e mohojnë çdo mundësi që ambasadorja amerikane të ketë pësuar çfarëdo lëndimi nga protestuesit.Dardan Molliqaj nga kjo lëvizje thotë se sigurimi i ambasadores Jackobson dhe organet e rendit janë ata që mbajnë përgjegjësi për lëndimin e lehtë të ambasadores.
Sipas tij, në ditën e protestës më 27 qershor, Vetëvendosje nuk kishte për qëllim të ndalonte lëvizjen e asnjë ambasadori a diplomati të huaj, por vetëm të pengonte hyrjen e deputetëve të Kuvend me qëllim që të mos lejohej ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë.“Lëndimet që ia bën sigurimi ambasadores, nuk mund t’i bartë Vetëvendosja. Nuk e kuptoj pse ambasadorja është dashur të futet përmes rrugëve anësore, qorre të cilat nuk ekzistojnë. Futja e ambasadores ka qenë e rrethuar me policinë e Kosovës dhe truprojat e saj personale”.
“As edhe një aktivist, e ka pas edhe të pamundur, edhe po të kish tentuar, edhe pse nuk ka tentuar, që ta prekë ambasadoren dhe për këtë ka dëshmi. Nëse kërkohet që Vetëvendosja të distancohet nga lëndimet që i ka shkaktuar sigurimi i saj, kjo është e pakuptimtë, sepse ne nuk kemi pas asnjë qëllim që të lëndojmë dikë”, ka thënë Molliqaj.
Ndryshe, incidenti i 27 qershorit me ambasadoren amerikane po trajtohet në disa mënyra.
Vlerësimet janë nëse autoritetet e rendit nuk e kishin kryer si duhet punën e tyre, ngaqë personali diplomatik gëzon të gjitha imunitetet dhe nuk lejohet që të pengohet gjatë lëvizjeve brenda territorit të Kosovës. Kurse në pamjet e publikuara, ambasadorja amerikane shihet se si futet në oborrin e Kuvendit, jo me makinë, por vrap dhe nën shoqërimin e sigurimit të saj dhe policisë së Kosovës, përderisa në afërsi shihen edhe protestues që po përpiqeshin të pengonin hyrjet e Kuvendit.Me atë rast, Jackobson besohet se kishte marrë një lëndim dhe pavarësisht nga kush i kishte shkaktuar, vlerësohet si një incident që ka vënë në sprovë Qeverinë edhe autoritetet e rendit për zbatimin e obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomatëve të huaj.
Marrë nga Evropa e Lirë
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48