Lëngjet e gazuara dëmtojnë trurin dhe zemrën

Lëngjet e gazuara dëmtojnë trurin dhe zemrën
Konsumimi i lëngjeve të gazuara mund të shkaktojnë dëmtime në tru, zemër dhe një sërë sëmundjesh që lidhen me enët e gjakut. Studimet tregojnë se pirja e tepërt e lëngjeve të gazuara me sheqer mund të kenë një rezultat negativ në ndryshime në tru.

Ky fakt behet i ditur nga një grup studiuesish austriakë të cilët kanë eksperimentuar tek minjë që kanë një veprim të ngjashëm edhe mbi shëndetin njerëzor.
Nga studimi rezultoi që pirja e shpeshtë e lëngjeve të gazuara sjell deri te hiperaktiviteti dhe ndryshimet e proteinave në tru.

Ekspertët thonë se ndryshime të ngjashme ndodhin edhe te sëmundjet, si karcinoma apo sëmundja Alzheimer. “Në shumicën e shoqërive perëndimore është shqetësuese rritja e sasisë së konsumimit të lëngjeve të gazuara.

Shumë njerëz marrin sasi të mëdha kalorish me këto pije. Studimi ynë tregon se lëngjet e gazuara nxisin ndryshime në tru”, ka thënë njëri nga studiuesit.
Duke u bazuar në rezultatet e tyre, autorët rekomandojnë që të pihet sa më shumë ujë, e sa më pak pije të gazuara.
 
Ndërkohë një tjetër studim nga Universiteti Colombia tregon që konsumimi i shpeshtë i lëngjeve të gazuara rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut si dhe rrezikun e sulmit në zemër. Këto lëngje janë të dëmshme edhe për mëlçinë.
 
Ky studim tregon që vetëm një kanaçe në ditë me pije të gazuar mund të shkaktojë hap pas hapi rrezikun e këtyre sëmundjeve. Ata që rregullisht pinë pije të gazuara kanë 43 për qind rrezik më të madh nga sulmi në zemër, tru dhe sëmundjet e enëve të gjakut. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)