Lëngu i domates më i
mirë se pijet energjike

Lëngu i domates më i<br />mirë se pijet energjike
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se lëngu i domateve i ofron mjaft energji trupit për t’u këndellur nga ushtrimet.
Shkencëtarët kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 15 persona me aktivitet të lartë fizik. Hulumtimi ka zgjatur 2 muaj, ndërsa shkencëtarët kanë studiuar shenjat e tyre të vitalitetit para dhe pas ushtrimeve.

Muskujt e pjesëmarrësve, të cilët pas ushtrimeve kanë pirë lëng domatesh janë shëruar konsiderueshëm më herët, në krahasim me ata që kanë pirë pije energjike. Përveç shërimit të muskujve, në trup shumë më shpejt është vendosur edhe balancimi i glukozës pas konsumimit të lëngut të domateve, në krahasim me pijet energjike.

Domatet përmbajnë likopen, i cili ua jep ngjyrën e kuqe. Po ashtu janë burim i pasur antioksidantësh, të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Shkencëtarët theksojnë që lëngu i domateve është aq efikas saqë do të tregojë rezultate vetëm pas dy muajsh nga fillimi i konsumimit.

Hulumtimi i mëhershëm, të cilin e kanë kryer shkencëtarët suedezë, ka treguar që lëngu i domateve mund të reduktojë nivelin e dëmit oksidativ i cili krijohet gjatë dhe pas ushtrimeve.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”, theksojnë që lëngut të domateve duhet t’i japim përparësi sepse në krahasim me pijet energjike nuk përmban asgjë të dëmshme, veçanërisht nëse domatet janë kultivuar organikisht.


Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 28 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi