Lëngu i thanave parandalon
infeksionet te fëmijët
Hulumtimi kanadez i kryer në 40 fëmijë të cilët në vitin paraprak kanë pasur të paktën dy infeksione të sistemit urinar, ka treguar që lëngu i thanës i cili përmban përbërësit e caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.
Hulumtimi kanadez i kryer në 40 fëmijë të cilët në vitin paraprak kanë pasur të paktën dy infeksione të sistemit urinar, ka treguar që lëngu i thanës i cili përmban përbërësit e caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.
Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët për dy të tretat. Gjithsesi duhet ta keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje tjera.
Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët. Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të paëmbëltuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, kështu që vajzat kanë rrezik prej 8 për qind për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, derisa te djemtë ky rrezik është vetëm 2 për qind.
Përveç se janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë. Antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.
Sigurisht, nuk duhet të harrohet që kjo nuk dot thotë që lëngu i thanës mund të shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe që në disa raste aplikimi i antibiotikëve do të jetë i domosdoshëm.
Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24