SHBA - Se sa e bezdisshme është lemza këtë e dinë të gjithë, por janë të paktë ata që kanë pasur fatin e keq të kenë vuajtur për një kohë të gjatë nga lemza kronike.
Një nga këta njerëz, është 13-vjeçarja Mallory Kievman, e cila që në vitin 2010 u prek nga një formë kronike lemze që nuk e linte të qetë për asnjë çast. Me gjithë marifetet që i mësonte gjyshja e saj për t’ia larguar ishte e pamundur.
Atëherë Mallory vendosi që ta gjente vetë mënyrën për t’ia hequr vetes këtë siklet të madh dhe ia arriti qëllimit duke sajuar atë qe e ka quajtur Hiccupops, bashkimi i hiccup (lemzë) dhe lollipop (lëpirëse) një kurë që tani po konsiderohet si një shpikje e saj dhe që konsiston në një përzierje produktesh tradicionale: lëpirëse, uthull mollësh dhe sheqer. “Të tre këto përbërës – thotë Mallory - mbistimulojnë nervat që shkaktojnë lemzën duke fshirë sinjalin që e komandon atë”.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com