“Ronaldo nuk duhet humbur asnjëherë nga vëmendja, duhet të përqendrohemi te lija me top në mënyrë që t’i japim sa më pak mundësi.
Megjithatë mendoj se ne do të ndeshemi me një skuadër që në renditje është vetëm një pozicion më poshtë dhe nuk varet shumë nga Cristiano.
Pavarësisht se është fituesi i Topit të Artë dhe një element shumë i rëndësishëm dua të theksoj se nuk ka shumë rëndësi nëse ai luan ose jo”.
Kjo është deklarata e trajnerit të Gjermanisë Joakin Lëv teksa është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve të fundit për ndeshjen e parë në grup përballë luzitanëve.
Gjermania me Portugalinë janë ndeshur edhe herë tjetër mes tyre, e fundit në Europianin e 2012, ku fituan ‘pancerat’ por Lëv mendon se ajo nuk duhet marrë për bazë, pasi vlen vetëm për statistika.
“Ndeshjet nuk janë asnjëherë njëlloj, pasi të dy ekipet kanë ndryshuar. Kështu që nuk duhet të nënvlerësojmë aspak kundërshtarin. Për ne do të jetë shumë e rëndësishme që të marrim maksimumin nga ndeshja e parë” tha ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com