Lëvizja çame: Të dorëhiqet ministri

Lëvizja çame: Të dorëhiqet ministri
TIRANË - Marrë shkas nga deklarimet e sotme të Zëvëndës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto për mos ekzistencën e toponimit Çamëri, Lëvizja Çame kërkon distancimin e menjëhershëm të Qeverisë Shqiptare nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm të saj. “Kërkesë për Falje Publike për këtë lajthitje politike dhe marrje e masave politike dhe administrative që një lajthitje e tij të mos ripërsëritet më kurrë. Dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Haxhinasto për mos njohje të historisë, vuajtjeve dhe tragjedisë së vendit të tij. Për ofendim të komuniteti prej 300 mijë të shqiptarëve të Çamërisë. Një mos-dintancim i mënjëhershëm i tij, Lëvizja Çame do ta konsideroj përgjegjës për Tradhëti Kombëtare. Shpresojmë që origjina e tij Vllahe të mos jetë frymëzuesja për këtë frymë anti shqiptare”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame.
Lëvizja Çame kërkon njëkohësisht dorëheqjen e menjëhershmë të Shpëtim Idrizit nga posti që ka okupuar si Kryetar i PDIU. “E pakuptimtë marrëveshja sekrete që ai ka pretendon që ekziston midis partisë së tij dhe qeverisë shqiptare kur ai paska qenë totalisht i pa-aftë të vendosi në rendin e ditës Çështjen Çame. Kjo pa aftësi jo vetëm që bëri të mos diskutohej më për kalimin e një rezolute për Çamërinë në Parlamentin Shqiptar dhe të një Axhende Politike Qeveritare në lidhje më këtë çështje por po vihet re një kthim mbrapa si situatës politike që rrethon Çështjen Çame në mjedisin politik shqiptar”, thuhet në deklaratë.
Lëvizja Çame vlerëson se çamëria dhe shqiptarët e Çamërisë nuk kishin nevojë nga kjo Qeveri për fadromat e policisë së ndërtimit, zv. Drejtorave të Hipotekave, Drejtorive të patentave apo Inspektoriatit të Ndërtimit të Bashkisë Tiranë.
“Me këto poste qeveria mund të blejë heshtjen dhe tradhëtin e Idrizit po kurrë atë të komunitetit Çam”, thuhet në deklaratën e kësaj lëvizjes.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë