Lëvizja e syve për kujtesë më të mirë

Lëvizja e syve për kujtesë më të mirë
Eksplorimi i hapësirave mendore është e mundur sipas një kërkimi të Universitetit të Milan-Bicocca, në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut.

Sytë tanë, si dy drejtues lazeri që kërkojnë informacionet e arkivuara në mendje ndërsa lëvizin sa majtas djathtas, na ndihmojnë të kujtojmë informacione që na duhen.

Kështu funskionon memoria jonë sipas studimit të publikuar në revistën Cognition.


Pra, lëvizja e syve është mënyra jonë e eksplorimit të hapësirave të mendjes. Lëvizja është pikërisht sikur të kontrolloje në një bibliotekë sipas një rendi të caktuar, pasi truri ynë e memorizon informacionin duke e sistemuar në mënyrë të kordinuar herë majtas e herë djathtas.

Në momentin që duhet t’a ‘tërheqim’ këtë informacion, eksplorojmë në këto hapsira duke lëvizur sytë në pozicionet e caktuara; bazuar kjo në llojin e informacionit për të cilën përgjigjet secila hemisferë e trurit.


Kërkuesit kanë analizuar lëvizjet spontane të syve si kur memorizojne ashtu si dhe kur përpiqen të kujtojnë informacionet e ruajtur në memorien afatshkurtër, të ashtëquajturën memoria e punës. Duke përdorur sistemin EyeSeeCam, një sistem aaame infra të kuqe që kap çdo lëvizje të pozicionit të syve, është rregjistruar lëvizja spontane e syve për të studiuar strategjitë e shikimit të brendshëm të 10 pjesmarrësve të marrë në studim sipas veprimeve që ata kanë ndërmarrë për të zgjidhur disa probleme kujtese që u janë kërkuar.

Nga analiza e lëvizjeve okulare ka rezultuar se kërkimi në memorie bëhet duke lëvizur sytë nga e majta në të djathtë bazuar në informacionin që kërkohet dhe hemistferë përgjegjëse të trurit.

Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane