Deputet i socialist dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë , Erion Braçe është shprehur me kritika të ashpra ndaj mënyrës me të cilën kanë bërë përkujtimin e lëvizjes së dhjetorit deputetët demokrat. Sipas deputetit Braçe, festa e djeshme dhe lëvizja studentore u përdor nga PD për të rehabilituar figurën e një vrasësi si Sali Berisha. “Të përdoresh “Lëvizjen Studentore të dhjetorit për të rehabilituar një vrasës si Sali Berisha është turp. A e mbani mend si thanë për tre muaj rresht; Nuk mund ta ndash Enver Hoxhën e Luftës nga Enver Hoxha i Diktaturës. Sot e bën një, Lëvizjen Studentore të Dhjetorit dhe Sali Berishën, thjesht për të rehabilituar Sali Berishën.
/Shqiptarja.com











