KOSOVE- Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Mulliqaj tha se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë pasur si qëllim të hynin në institucione, por kërkoni vetëm “të bllokonin zyrtarët e qeverisë që të mos hynin në ndërtesë”.
“Qeveria e ka bërë instrument të qëllimeve të saj politike Policinë e Kosovës. Këtë e dëshmon deklarata e zëdhënësit Baki Kelani, sipas të cilit, deputeti Liburn Aliu është rrëzuar dhe nuk është rrahur nga policia”, tha Mulliqaj.
Mulliqaj shtoi gjithashtu se kjo dëshmon se në Qeverinë e Kosovës është ndërtuar edhe një ministri e propagandës e udhëhequr nga Hajredin Kuçi.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com