LEZHE- E ndalojnë në rrugë me pretendimin se ka gjoba të pashlyera dhe nuk është sqaruar për ndalesën dhe bllokimin e dokumenteve. Kjo situatë i ka ndodhur Merita Bekteshit dhe bashkëshortit të saj italian nga policia e Lezhës, që të dy biznesmenë nga Shkodra, të cilët kanë denoncuar sjelljen e një efektivi të Policisë Rrugorë në momentin qe ka ndaluar mjetin me të cilin ata udhëtonin.
Bekteshi e ka konsideruar si sjellje harbute reagimet e efektivit të policise rrugore në Lezhë, duke deklaruar se efektivi i policisë nuk ka treguar sjellje profesionale dhe ka sqaruar motivin e sekuestrimit të dokumenacionit të automjetit të tyre.
Pas denoncimit në media, Policia Rrugore e Lezhës i ka kthyer pas dokumentet, ndërsa ka nxjerrë pretendim se gjithçka ka qenë një gabim në komunikimin mes rrugorëve dhe sallës së kontrollit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com