Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e ‘Play-off’it të Ligës së Kampioneve. Pjesë e shorit kanë qenë edhe dy ekipe me traditë në këtë kompeticion si Milani dhe Arsenali.

Shorti ka dhuruar përplasje shumë interesante dhe të forta.

Kështu Milani do të ndeshet me PSV, ndërsa Arsenali me Fenerbacen, që edicionin e kaluar arriti në 8 ekipet më të mira në Evropë.
 
PSV – Milan, Fenerbaçe - Arsenal

Schalke – Metalist, Paços de Ferreira - Zenit

Olimpik Lion - Real Sociedad, Dinamo Zagreb - Austria Viena

Ludogorets – Basilea, Plzen – Maribor,

Shakhter Karagandy – Celtic, Steaua Bucarest - Legia Varsovia